Ëmbëlsira 26 Korrik 2020

Tortë me arra—Ëmbëlsirë tipike franceze

Ëmbëlsira

Nga Linda Fishta

Përbërësit per bazën - per tavë me diametër 22 cm

200 gr gjalpe i bute ne temperaturë ambienti

200gr sheqer

1 bustinë vanilie

4 vezë te medha

200 gr miell

120 gr arra te qeruara dhe grira ne therrime

Arra per zbukurim

Perbersit per glassen me karamel

100 gr sheqer

150 ml pana e ngrohur me parë

1 luge gjelle me lëng limoni i sapo shtrydhur

3 luge të mëdha uje

Pergatitja: ndezim furrën në 180 °C

1. Ne nje tas rrahim me rrahësen elektrike: gjalpin, vanilien dhe sheqerin sa të bëhen si krem i butë. Shtojmë vezët një nga një duke vazhduar ti rrahim pa ndaluar. Shtojmë miellin nëpërmjet sitës, thërrimet e arrave, por tani i perzijeme me spatul. E hedhim brumin në tavë te lyer më parë me gjalpë e miell.

2.E pjekim për 30-35 minuta ose derisa të shohim kruajtësja e dhëmbëve del e pastër. E heqim dhe e lëmë të ftohet.

3. Pergatitja e glasës. Veme sheqerin, lengun e limonit dhe ujin ne nje tenxhere.I veme ne zjarr derisa te krijohet karamel me ngjyre jo te errët. E largojmë nga zjarri dhe shtojme panen e ngrohet e perziejmë me telin e vezeve me shpejtesi po duke patur kujdes mos digjemi gjatë përzierjes. E perzijeme deisa të kemi nje krem homogjen.

4.Vëmë torten mbi nje grilë (ate te furrës mund te perdorni nëse nuk e kemi grilin apostafat për tu ftohur tortat) dhe nën grilë veme një tavë ose letër pasi mund të beje pis ne momentin qe do hedhim karamelin.

5.Hedhim tani mbi tortë karamelin duke kërkuar te mbulojmë gjithe tortën me të. E zbukurojmë siper me copa arrash. E leme te ftohet per 2-3 ore derisa karameli të jete ngrirë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor