Bukuria 24 Korrik 2020

Krem pas diellit i bërë vetë, për një lëkurë të ushqyer dhe të hidratuar në thellësi

Bukuria

Mbrojtja e lëkurës gjatë ekspozimit në diell është shumë e rëndësishme dhe po aq i rëndësishëm është një krem pas diellit i bërë vetë: i përgatitur me përbërës natyralë miqësorë me lëkurën, kjo recetë është perfekte pas një dite të gjatë në det ose pas një ecjeje në mal.

Falë kremit të duhur do të zhdukni njollat e diellit , lëkurën e plasaritur dhe do të siguroni një nuancë të njëtrajtshme në gjithë trupin.

Receta e kremit pas diellit të bërë vetë

Nëse dëshironi një krem vërtet natyral, provoni aloe vera-n. Gjethet e aj mund të aplikohen në lëkurë dhe nëse deshironi mund ta përzieni xhelin e tyre me pak vaj esencial livande. Rezultati do të jetë njëlloj si i kremrave të kushtueshëm dhe do të ketë aftësinë të largojë skqujet.

Xhel pas diellit i bërë vetë

Nëse jeni adhurues të xhelrave, përzieni së bashku 88 gr xhel aloe vera, 6 gr vaj jojoba, 6 gr vaj karote dhe 4 gr pluhur ari (blihet në erboristeri dhe dyqane produktesh natyrale). Krijoni xhelin tuaj duke i përzier dhe nëse doni, mund t’i shtoni pak vaj esencial menteje për aromë të mrekullueshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor