Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ingrid Xhajën dhe blogun e saj të gatimit Bonvivant, pasionin e saj për Azinë dhe ushqimin aziatik e kemi prezantuar tashmë disa herë. Sot Ingridi do të ndajë me ne, një recetë të cilën për herë të parë e ka shijuar në udhëtimin e saj në Bangkok, që quhet: Gyoza. Një lloj ‘petulle’ e mbushur, jashtëzakonisht e shijshme. Ndiqni recetën dhe hapat.
Përbërësit:
Për petët ( 24-28 diametër 20cm)
2 kupa miell
½ lugë gjelle kripë
Për mbushjen:
200-250 gr Mish derri i grirë
Lakër e bardhë e grimcuar
Kërpudha
Xhixher
Hudhër
Qepë e njomë
Salcë soje
Kripë+ Piper
Përgatitja
Ndajeni brumin në 24 pjesë të njëjta. Edhe nëse nuk janë të tilla do të keni mundësinë ta rregulloni rrugës.
Secilën pjesë hapeni sa më hollë në një sipërfaqe të pudrosur lehtë me miell. Për ta bërë më unifrome priteni më një formë rrethore
Përziejini mirë përbërësit për mbushjen dhe më një lugë të vogël filloni të mbushni disqet
Për të bërë mbylljen njomni me ujë anët e brumit.
Bëni palosje të vogla të njëpasnjëshme
Në një tigan të madh me kapak ( ose tenxhere) ngrohni shumë pak vaj.
Vendosini gyozat në tigan derisa baza e tyre të jetë e skuqur
Pasi siguroheni që janë skuqur, hedhim pak ujë të nxehtë dhe e mbyllim me kapak
Pasi të ketë shteruar uji dhe Gyozat të duken pak më trasparente hiqini nga zjarri.
Hërbejini shoqëruar me një tas të vogël salcë soje.
Masat janë referenciale. Natyrisht gjithçka mund ta përshtasni sipas shijeve tuaja. Gyozat mund t’i përgatisni dhe ti vendosni në ngrirje dhe ti përdorni në një moment të dytë./Nga Zhaklin Lekatari
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...