Ëmbëlsira 20 Korrik 2020

Tartë e shijshme me portokall për 2 minuta

Ëmbëlsira

E lehtë, e freskët, pak e athët, tamam shija që na duhet këto ditë të nxehta vere. Shihni vidoerecetën dhe përgatiteni në shtëpitë tuaja:

Përbërësit:
250 g miell
125 g gjalpë
Pak Kripë
2 lugë ujë të ftohtë
3 portokall
100 g sheqer
3 vezë
2 lugë niseshte

Në tas te mielli shtojmë gjalpin dhe ujin e ftohtë, formojmë brumin e tartës. E lëmë të pushojë 30 minuta dhe e hapim në tavë, e shpojmë me pirun. E pjekim 15 minuta me 180 gradë. Ne tas rrahim vezët me sheqerin, niseshtenë dhe lëkuren e portokallit, shtojmë lëngun dhe e vendosim te zieje derisa te trashet gjithmonë duke e trazuar, shtojmë gjalpin dhe e lëmë mënjanë. Te baza e tartes shtrojmë kremin e portokallit, e zbukurojmë me lëkurë dhe fara pishe te pjekura.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor