Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Shumë fruta të thata si kikirikët, lajthitë mund të shndërrohen në gjalpë, por e keni provuar ndonjëherë shijen e gjalpit të fistikëve? Ka një shije perfekte dhe mund të përdoret që nga buka tek frutat. Mund ta përdorni atë në smoothie, tërshërë, kos, sallatë me perime, akullore ose petulla.
Mjafton të keni në shtëpi një procesor ushqimesh dhe nuk do t’ju duhet të kërkoni më për gjalpë frutash të thata nëpër raftet e supermarketeve.
Përbërësit:
4 kupa fistikë pa kripë dhe të qëruar
2 lugë gjelle mjaltë ose shurup panje
½ lugë çaji kripë deti
¼ lugë çaji kanellë pluhur
Udhëzime:
Parangrohni furrën në 180 gradë Celsius.
Vendosini fistikët në një tavë ku keni shtruar letër furre.
Piqini për 5-8 minuta. Herë pas here tundeni tepsinë që pjekia të jetë uniforme.
Kur të marrin një ngjyrë kafe të lehtë hiqini nga soba.
Lërini të ftohen për 10 minuta.
Transferojini në procesorin e ushqimeve dhe bluajini derisa përbërja të jetë e butë dhe kremoze.
Shtoni mjaltin ose shurupin e panjës, kripën e detit dhe kanellën pluhur. Vazhdoni përzierjen derisa të uniformizohen.
Hidheni gjalpin në një kavanoz, mbylleni me kapak dhe ruajeni në frigorifer.
Përveç shijes së mirë, gjalpi i fistikëve ka dhe vlera të mrekullueshme për shëndetin:
Ul kolesterolin e keq
Lufton kapsllëkun
Rrit masën muskulare
Largon kilet e tepërta
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...