Guide per shendetin 13 Korrik 2020

Një aleat i ri dhe i shijshëm në luftën kundër anemisë

Guide per shendetin

Fistikët përveç se një ushqim i humorit të mirë dhe në gjendje të largojnë stresin, kanë edhe veti të tjera të shkëlqyera. Fistikët janë të mrekullueshëm nëse hahen ashtu siç janë apo përdoren në receta të ndryshme, si të ëmbla ashtu edhe të kripura.

Përfitimet shëndetësore të fistikëve:

Të hash fistikë do të thotë t’i ofrosh përfitime pafund organizmit sepse të tilla janë këto fryte. Le të shohim së bashku cilat janë përfitimet shëndetësore të tyre:

1. Nëse përdoren gjatë një diete të ekuilibruar me pak aktivitet fizik, fistikët ndihmojnë për të pasur një peshë të duhur sepse të japin ndjesinë e ngopjes. Për shkak se janë të pasur me fibra, luftojnë edhe kapsllëkun.

2. Duke qenë se janë të pasur me kalium, fistikët ndihmojnë të mbahet nën kontroll presioni i lartë i gjakut duke mbajtur nën kontroll zgjerimin e enëve të gjakut.

3. Fistikët ulin nivelet e kolesterolit të keq në gjak falë prezencës së yndyrave mono të pangopura tek to. Gjithashtu, prezenca e vitaminës B6 stimulon prodhimin e hemoglobinës që okigjenon gjakun. Mjafton të konsumoni 29 fistikë në ditë për të përfituar nga këto veti.

4. Fistikët parandalojnë diabetin e tipit dy, sepse janë të pasur me kripëra minerale. Gjtihashtu, fosfori i gjendur tek to mban nën kontroll glukozën dhe shpërbën aminoacidet.

5. Fistikët përmbajnë bakër i cili favroizon përthithjen e hekurit dhe janë të shkëlqyer për të luftuar aneminë.

6. Vitamina B6 për të cilën folëm më sipër stimulon edhe prodhimin e mielinës, substancë që kryeson shkëmbimin e informacionit midis fibrave nervore të trurit. Fistikët reduktojnë stresin dhe favorizojnë gjendjen e mirë të humorit.

7. Falë përmbajtjes së Omega 3, Omega 6 dhe acidit folik, fistikët janë të shkëlqyeshëm në shtatzëni sepse ndihmojnë zhvillimin e saktë të fetusit.

8. Fistikët konsiderohen një antikancerogjen i fuqishëm sidomos në rastin e kancerit të mushkërive, gjirit dhe pankreasit, pasi janë të pasur me betakaroten.

9. Fistikët, të pasur me selen, zink, luteinë dhe vitaminë H, kujdesen për flokët dhe lëkurën. Vaji i tyre lufton thatësinë e lëkurës.

Mund t’i konsumoni edhe në djathra, sallamra, për t’u dhënë atyre shije, ose t’i hani siç janë. 100 gram fistikë përmbajnë 570 Kcal. Rekomandohet të hani jo më shumë se 30 gr në ditë (që do të thotë 49 fistikë). Kujdes! Nëse jeni alergjikë ndaj kikirikëve, duhet t’i shmangni ato.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor