Ëmbëlsira 11 Korrik 2020

Krostatë e mbushur me çokollatë për t’i ëmbëlsuar të shtunën familjes

Ëmbëlsira

Nga Linda Fishta

Kjo është një krostatë speciale qe mund ta përgatisni kur mblidheni në familje!

Perberësit per nje tave me diameter 28 cm:

Për brumin frolla

300g miell

50g kakao e hidhur

220g gjalpë ne temperaturë ambienti

160g sheqer

2 të verdha vezësh

1 bustinë vanilie

½ luge kafeje sode per ëmbëlsira

Për mbushjen:

400g çokollatë e zezë e grire ne copa te vogla

5 vezë te vogla ose 4 te mëdha

120g sheqer

500ml pana për ëmbëlsira

Përgatisim brumin frolla:

1. Në një tas përziejme gjalpin me sheqerin, shtojme të verdhat e vezëve, vanilien, miellin, kakaon dhe sodën me sitë.Brumin e mbështjellim me plastmas kuzhine dhe e lëmë në friogorifer të pushojë 30 minuta.

2.Pas kësaj kohe e punojmë brumin pak me duar sa të zbutet, e hapim me petës duke i dhënë formën e tavës dhe duke i veshur dhe anësoret e tavës për 3 cm në lartësi. E lëmë në frigorifer.

Përgatitja e kremit: panën e hedhim në tenxhere dhe e vëmë në zjarr sa të marre valë, e heqim nga zjarri dhe e hedhim sipër çokollatës të grirë më pare ne copa te vogla, e perziejme mire me rrahësen e vezëve me dorë sa te behet si masë homogjene, shtojme vezet nje nga nje pa ndaluar përzierjen e tyre derisa të kemi një krem homogjen.

3.Hedhim kremin e cokollates sipër brumit ne tave dhe e veme te piqet per 35/40 ne furrën e ngrohur me pare me 180°. Duhet te keni parasysh qe brenda duhet te mbetet e lagësht.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor