Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja që për shumë shekuj me radhë njerëzit janë bazuar në ciklin e saj kur merreshin me bujqësinë, si për shembull gjatë fazave të mbjelljes dhe vjeljes. Sipas gojëdhënave të gjysheve tona, hëna ndikon bukurinë e femrës, më konkretisht në shëndetin e flokëve. Cilat janë momentet më të mira për të prerë flokët ?
Para së gjithash duhet të dini që ato duhen prerë 1-2 cm çdo muaj që të eliminohen majat dyshe, flokët e thatë dhe të djegur. Flokët janë njëlloj si bimët, nëse hiqni pjesën e dëmtuar rriten më shëndetshëm dhe të fortë. Momenti më i mirë për të prerë flokët është gjatë hënës së plotë që përkon me ekuinoksin dhe solsticin e hënës, ose siç thonë të vjetrit kur është duke u mbushur. Gjatë këtyre dy fazave Hëna hyn në konen e rrezeve të Tokës. Prandaj nëse doni që flokët të rriten më shpejt, të jenë më të butë e plot shkëlqim zgjidhni këtë moment të saj.
Nga ana tjetër Hëna e re është moment më pak i përshtatshëm për të bërë çfarëdolloj ndryshimi me flokët, përkundrazi ata janë më të dobët dhe bien më shumë se zakonisht. Nëse doni që ngjyra e flokëve të zgjasë në kohë, lyejini ato gjatë gjysmë hënës sidomos gjatë paradites dhe pasdites. Mund të tingëllojë e pabesueshme, por gjatë Hënës së re këshillohet po ashtu të depiloheni.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...