Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Kur jeni në dyqan duke blerë ushqime, mund të jeni përballë një sërë zgjedhjesh. Por, pavarësisht përllogaritjeve të kujdesshme, akoma nuk keni marrë parasysh funksionin kryesor të ushqimit: të ushqejë organizmin dhe të mbajë nën kontroll hormonet.
Hormoni kryesor që prek lëkurën dhe i shkakton dëmtime është testosteroni, prandaj është e rëndësishme që të ndiqni një dietë të balancuar për të mbajtur nën kontroll nivelet e tij”, shpjegon dermatologia Debra Jaliman. Në arttikullin e sotëm Living ju njeh me 3 ushqimet që mbajnë nën kontroll hormonet, dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave, akneve apo puçrrave në lëkurë.
1.Bajamet: Nëse lëkura fillon të thahet, konsumoni bajame, pasi ato rrisin nivelet e hormonit “adiponectinë”, i cili rregullon nivelet e sheqerit në gjak.
2.Avokado: Avokado dhe yndyrat tjera të mira, si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të shëndetshëm, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Në këtë mënyrë lëkura do të lëshojë dhe qarkullojë hormonet që i nevojiten për të qenë e shëndetshme. Ky nuk është i vetmi përfitim zbukurues i avokados. Yndyrat e shëndetshme me të cilat janë të pasur avokadot rregullojnë qelizat e lëkurës në atë mënyrë që membrana të qëndrojë në formë, duke lejuar lëkurën që të thithë më mirë ujin dhe të duket më e pastër.
3.Salmoni: Ky lloj peshku i jashtëzakonshëm (i mirë për trurin dhe zemrën) mban nën kontroll gjithashtu nivelet e hormoneve. Veç të tjerash, salmoni ka veti anti-inflamatore, që mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës kur keni akne dhe ekzema. Konsumoni 2 herë në javë peshk salmoni, rekomandojnë ekspertët.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...