Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar e familjes që tronditi Tiranën me tragjedinë e saj, përmes dëshmisë së saj ka hedhur më shumë dritë për këtë ngjarje.
E reja ka deklaruar për ABC News se së bashku me të ëmën dhe motrën kanë qenë Dëshmitarë të Jehovait që kur ka qenë 18 vjeçe. Më pas frekuentonin Kishën Ungjillore.
Po ashtu, Blerta i ka treguar oficerëve të policisë se dy vite më parë ishin shkëputur edhe prej saj.
“Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj.
Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.
Po sipas ABC News, në shtëpinë e tyre u gjetën dhe sekuestruan vetëm dy Bibla si dhe fleta të tjera të vogla me shkrime dore.
Sipas ekspertit, në këto copa letrash janë gjetur thënie të shkëputura nga të dyja Biblat. Në disa prej tyre shkruhej për Besimin dhe Ringjalljen. Ndërsa në disa letra të tjera, lutjet dhe veprimet që nënë e bijë u kishin bërë Anisës.
Sipas dëshmisë së Blertës, por edhe në sajë të veprimeve të policisë, hetimet kanë zbuluar se në banesën e tyre nuk ka hyrë ndonjë person i dyshimtë apo i ndonjë prej këtyre dy sekteve fetare.
Në momentin që policia dhe zjarrëfikësja hyri në banesën e tyre mbrëmjen e 2 Korrikut dhe nëpërmjet dritares së tualetit, kanë vërejtur se dera e jashtme e banesës ishte e izoluar nga brenda me disa litarë
Po sipas dëshmisë së Blertës, e motra ka ndërruar jetë më 26 mars të vitit 2019.
Ndërkohë, për gazetaren Anila Hoxha të Top Channel, ajo është shprehur:
“Motra vdiq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti. Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020-ës nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. Ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej”.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...