Tendencat e fundit te modes 4 Korrik 2020

Jorida Papa, arkitektja shqiptare e këpucëve që vesh blogeret e famshme në Kanada

Tendencat e fundit te modes

Nga:Santana Çomora

Fotografe: Edvina Meta

Grimi dhe flokët:Eva Dibra

Vendndodhja:Rogner Hotel Tirana

Jorida Papën e takova krejt rastësisht gjatë periudhës së verës, këtu në Tiranë, kur në ato ditë të nxehta kalonte pushimet bashkë më familjen e saj. Ishte një rastësi fatlume për të dyja, sepse edhe pse në fillimet e saj si një disenjatore këpucësh ajo kishte shumë për të më treguar: se si një mesazh telefonik ( true calling ) e zgjoi nga gjumi ( mund ta përdorim pasioni letargjik ??)  “letargjik” e deri tek momenti se si arriti që skicën e vizatuar ta konkretizonte në një këpucë të vërtetë, shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim zakonisht.

Jorida ose siç e thërrasin të gjithë Jori jeton mes Tiranës dhe Londrës, aty ku ajo punon e jeton prej vitesh si arkitekte. Prej kohësh ajo kishte një pasion të fshehur, që e ngacmonte vazhdimisht, i dërgonte impulse pozitive, i sillte sinjale frytdhënëse e i krijonte fantazira të shumta duke e çuar në botëra të largëta e ekzotike për t’ia pasuruar krijmtarinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Maria ??? Now available on www.joripapa.com Link in bio. #joripapa #joripapashoes #capsulecollection #SS20

A post shared by JORI PAPA (@joripapaofficial) on

Dhe ai momenti i shumëpritur erdhi! Atëherë, kur ajo nuk e priste, kur jeta e saj kishte marrë një kah tjetër, kur tashmë ishte bërë nënë e dy fëmijëve, Jorida nisi të shfletonte katalogje, manuale dhe stilistë me emër të këpucëve për të parë modele e forma të ndryshme. Skiconte për orë të tëra, fshinte e përpiqej përsëri të bëntë atë të duhurën.

Kujton se si një shoqe gjatë një bisedë telefonike e kishte nxitur për ta bërë të vërtetë pasionin e saj. – “ Ai mesazh më erdhi si ajo zana në librat e fëmijëve, që me shkopin e tyre magjik bëjnë çudira. E quajta true calling, sepse në fakt atë ndikim dha tek mua “. – thotë ajo.  ( ose në anglisht true calling do të thotë që ka ardhur koha të realizosh pasionin që ke ).

Jorida, disenjatorja e parë e këpucëve kujton sesi që e vogël, vetëm kur ishte 6 vjeçe gjatë kohës së lirë skiconte veshje në fletore ose në kapakët e librave, ashtu siç i vinin në mendjen e saj prej fëmije:

 “Mbaj mend që ndieja një kënaqësi në momentin që vizatoja. Gjithmonë kam patur dëshirë të krijoj veshje, por rrugëtimi im mori një kthesë tjetër. Zgjodha arkitekturën, sepse dëshira për të krijuar rritej bashkë me mua. Por, gjatë viteve të shkollës dhe punës kuptova që kjo degë kishte më shumë lidhje me shifrat se sa me krijmtarinë “.

Pse zgjodhët të disenjonit këpucë e jo veshje ?

-        Këpucët janë aksesori më dominues i femrës. Mund të luash me formën, ngjyrat dhe t’i detajosh me materiale të ndryshme. U dashurova me këpucën në momentet që skicoja dhe bëja punë kërkimore për ato.

Çfarë përfaqësojnë këpucët tuaja ? Ju keni vënë secilës dhe nga një emër.

Këpucët më përfaqësojnë mua, mënyrën se si unë e shoh botën dhe atë që dua të jem, unike e ndryshe nga të tjerët. Secila  këpucë është e krijuar nga një frymëzim dhe në përfundim të tyre ato emërtohen për t’u dalluar nga njëra – tjetra, sipas fantazisë time.

Kush ishin personat e parë që iu nxitën që pasionin ta bëje realitet?

-        Dëshira ime ka qenë gjithmonë e madhe që të njihesha në këtë fushë dhe në çdo moment bëja kërkime në internet dhe konsultohesha me të afërmit e mi, por asnjëherë nuk do ta kisha nisur këtë rrugë pa mbështetjen e bashkëshortit tim.

Cila ishte këpuca e parë ? Më rrëfe pak mbi historinë e saj.

-        Këpuca e pare ishte Maria, e cila lidhet me mua dhe me emrin tim të pagëzimit. Tek ajo këpucë kam shprehur si në formë dhe në ngjyrë diçka ndryshe, që e dallon nga të tjerat.

-        Këpucët tuaja ende nuk kanë dalë në treg, por janë në proçesin e fabrikimit. Cila është rruga që ndjek këpuca nga momenti që është në letër e deri kur e ke ne dorë ?

Këpucët po prodhohen në Itali me një cilësi shumë të lartë në një nga zonat kryesore të prodhimit të këpucëve “Le Marche”. Ndërkohë po punoj për krijimin e brandit, i cili do të jetë ndërkombëtar. Shumë shpejt do hedh online faqen e internetit ku mund të shihen të gjitha këpucët dhe në të ardhmen do të ketë dhe një dyqan virtual.

-         Cilat nga 13 këpucët e koleksionit të parë është më e preferuara për ty apo nuk i ndan dot?

 

-         Të gjitha këpucët janë krijime të miat. Nuk mund të them kë kam të preferuar. Por, stili Maria duke qënë se ishte skica e parë, kam dashur të jap maksimumin e ideve të mia tek ajo.

 

-        Këpucët tuaja dallojnë për një stil krejt të veçantë si tek takat, ashtu edhe në modelin e tyre. Çfarë i bën të veçanta ato ?

 

-        Profili im si si arkitekte më ka ndihmuar të krijoj një perputhje midis formave, ngjyrave dhe materialeve me anën konstruktive. I dua shumë ngjyrat dhe tek këpucët JORIPAPA ato do të jenë gjithmonë prezente. Për mua, e rëndësishme është që taka e këpucës të jetë e rehatshme dhe në një lartësi të pranueshme. Në kolesionin, i cili do të dali në 2018-ën do të kenë një lartësi prej 8cm. Në të ardhmen do kemi të sheshta dhe stile të tjera.   

-        Mendon se pasioni yt për modën ia arriti qëllimit? Do vazhdosh të disenjosh edhe gjëra të tjera, psh veshje apo tashmë drejtim yt është të ideosh vetem këpucë të bukura ?

-        Unë jam akoma në fillimet e mia e kam shumë punë përpara meje. Disenjimi është pasion për mua dhe në planet e mia është të realizoj çanta dhe veshje në të ardhmen.

-        Kush do të jetë femra që do i mbaj në këmbë ato ?

-        Femrat që do t’i mbajnë në këmbë jane ato të cilat punojnë deri vonë dhe i duhet të dalin me mikeshat në darkë. Gjithashtu janë edhe për femrat streetstyle, që duan gjithmonë të jenë unike në veshjen e tyre të përditshme.       

Arkitektura e ndihmoi Jordidën në përceptimet e formave, në kompozime dhe në anën konstruktive të tyre, ndërsa pasioni i la rrugë të lirë ëndrrës, e cila zëre se kishte lindur bashkë me të.

Frymëzimi për të krijuar këtë koleksion prej 13 këpucësh erdhi nga natyra, zogjtë, lulet, fluturat e kryesisht ngacmuesi kryesor ka qënë syri i papagallit. Ndërkohë që çdo gjë, qoftë dhe një person apo mënyrë qëndrimi e tij e frymëzojnë vazhdimisht:

“ Çdo gjë që më frymëzon bëhet pjesë e një bordi të varur në mur dhe kaloj orë të tëra duke e parë derisa e gjitha më kthehet në ide. Zakonisht përfytyrimi për një këpucë më vjen natën përpara se të fle, të cilën e finalizoj në mendjen time me detaje të tjera e në mëngjes e hedh në letër.”

Jorida shpreson e po punon fort që këpucet nën markën JP të bëhen të njohura jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, sepse këpuca JP është këpuca e ditëve të sotme.Eshte true calling i momentit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor