Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Burime për gazetën “Si” kanë zbuluar se sot është bërë një takim midis Shoqatave të Shoqërive të Transportit dhe kryebashkiakut zotit Erion Veliaj. Në këtë mbledhje është folur për plotësimin e kërkesave për rihapjen e autobusëve.
Në bazë të këtij burimi transporti hapet të hënën.
Ndërsa punonjësit e transportit publik, kanë dalë sot (të premten) në protestë për të kërkuar pagën e dytë të luftës që i është premtuar nga qeveria.
“Qeveria paguan deputetët e rrugës, paguan karburant për ta edhe në kohë pandemie kur ata kanë qëndruar në shtëpi. Shoqata të bëjë çfarë të dojë, unë nuk filloj punën. Kemi familjet pa bukë. Shoqata të punojë vetë. Ne duam pagën e dytë”- shprehet një prej punonjësve.
Të gjithë në union kanë një kërkesë të vetme; pagën e dytë të luftës sepse kanë që në mars pa punë dhe pa asnjë të ardhur.
Teksa burime pranë shoqatave kanë rënë dakord për të nisur punën ditën e hënë, punonjësit nuk pranojnë të nisin pa marrë pagën e dytë të luftës.
“Jo nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Punonjësit janë në gjendje të mjerueshme. Nëse bizneset kanë ndonjë kursim për të mbijetuar, ata jo. Nuk mund të jetojnë pa asnjë të ardhur. Atyre u është premtuar paga e luftës dhe Ministria e Financave të zbatojë premtimin që të nisim nga puna të hënën. Java tjetër do të ketë shumë zhvillime në sektorin tonë”, u shpreh një burim pranë njërës prej shoqatave të Transportit Publik.
Edhe në kohë “paqeje”, autobusët e transportit publik kanë qenë përherë problematikë për qytetarët; që nga tejmbushja, mosfunskionimi i ventilimit dhe kondicionimit, vjedhja nga hajdutët e xhepave, etj. Nëse transporti publik nis të hënën, siç bënë me dije burime pranë shoqatave të transportit për gazetën “Si”, shoqëritë e transportit nuk duhet t’i harrojnë këto muaj, por të reflektojnë dhe t’i ofrojnë një shërbim dinjitoz qytetarëve.
/GazetaReforma.al
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...