Guide per shendetin 3 Korrik 2020

Si të përdorni farat e pjekura të shalqirit, ilaçin çudibërës kundër diabetit dhe hipetensionit

Guide per shendetin

Sa herë që duam këshilla për trupin dhe përdorimin e ushqimit si ilaç drejtohemi te nutricionistja Diola Dosti, e cila nuk përton që më kërshëri të ndajë me ne sekretet e mirëqenies. Sot do të flasim për vlerat e pafundme që kanë farat e shalqirit sidomos kundër diabetit dhe hipertensionit. Gjetja e tyre në fakt është shumë e lehtë tashmë që shalqiri është në sezon, siç thotë edhe Diola “koha e përsosur për t’i blerë dhe për t’i shfrytëzuar në maksimum”.

Jam e sigurt që shumë prej jush kur mendojnë për shalqirin, imagjinojnë jo vetëm freskinë që ai siguron, por dhe ato glikotë e famshme të bëra nga lëkura e tij.  Ndërkohë, nutricionistja Diola Dosti thotë që “ Kur të provoni farat e pjekura të shalqirit do i thoni lamtumirë farave të kungullit”. Si piqen farat e shalqirit? Çdo gjë nis nga mbledhja e tyre dhe më pas zhytja në ujë për gjithë natën. Farat duhet të lihen të thahen për disa ditë. Më pas hiqet pjesa e jashtme e tyre (me ngjyrë të zezë) dhe më pas ato ose nxirren në diell ose futen në furrë. Nëse nuk keni probleme me tensionin dhe zgjidhni furrën, atëherë mund të shtoni vaj ulliri, perime dhe pak kripë.  Ndërkohë personat që vuajnë nga diabeti dhe hipertensioni, i vendosin në furrë pa shtuar asnjë element tjetër. Farat duhet të qëndrojnë në furrë për 15 min, rreth 200 gradë.

Farat mund të shtohen në sallatën jeshile çdo ditë, ose të vendosen në ndonjë smoothie me pak limon. Mos harroni që sasia e rekomanduar ditore është një grusht. Farat e shalqirit ndihmojnë dhe djemtë apo burrat që kanë probleme me ereksionin. Për ta përmbledhur, nëse keni probleme me diabetin dhe hipertensionin mund t’i piqni, nëse keni probleme të tjera, hajeni shalqirin me gjithë fara. Faleminderit Diola! /NGA ZHAKLIN LEKATARI

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor