Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla kafe, akne, qeska e rrathë të zinj poshtë syve dhe mbi të gjitha pa pika të zeza është ajo që do të dëshironte çdo femër. Zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç'mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike. Për shembull në vend që të lodheni dhe paguani për eleminimin e pikave të zeza, mund ta bëni vetë në kushte shtëpie. Living ju njeh me të gjithë hapat që duhet të ndiqni për të eleminuar pikat e zeza në kushte shtëpie:
HAPI I PARË
1.Scrub me kos dhe kafe: Sigurisht që kombinimi i kosit dhe kafesë nuk është aspak një ide tunduese për t’u provuar gjatë ditës, me përjashtim të ndonjë ëmbëlsire. Megjithatë hapi i parë për të eleminuar pikat e zeza nga lëkura, është ta pastroni atë duke krijuar një eksfoliant të shkëlqyer natyral që eleminon qelizat e vdekura nga fytyra.
HAPI I DYTË
2.Maskë me aspirinë, vezë dhe limon: Maska e mëposhtme është një ndër maskat më efektive për eleminimin e pikave të zeza, të cilën e rekomandojnë gjerësisht edhe estetistët. Shtypni me kujdes 4 aspirina dhe bashkojini me 2 lugë gjelle lëng limoni duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni 2 të bardha veze. Acid salicilik që gjendet tek aspirina dhe acidi citrik i limonit pastrojnë në thellësi lëkurën dhe eleminojnë pikat e zeza. Pasi keni përzier të gjithë ingredientët vendosni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...