Art Craft 30 Qershor 2020

Mos i shpërdoroni bustinat e sheqerit’; Ja si mund t’i përdorni ato

Art Craft

Gjithnjë e më shumë po përpiqemi të reduktojmë sasinë e sheqerit që përdorim. Megjithatë, kur jemi në bar ose kur porosisim kafe, çojmë dëm shumë bustina sheqeri. Mos e bëni më sepse ato mund të riciklohen në shumë mënyra:

-Sheqeri mund të eliminojë njollat e barit nga veshjet. Krijoni një mas me një lugë sheqer dhe pak ujë, fërkoni rrobën dhe lëreni 30 minuta para se ta lani në lavatriçe. Veshjet tuaja do të shkëlqejnë përsëri.

-Sheqeri i bën buqetat e luleve të jetojnë më gjatë. Shtoni në vazo 3 lugë sheqer së bashku me dy lugë uthull të bardhë. Lulet do të jenë të freskëta dhe nuk do të zhvillojnë baktere.

-Me sheqer dhe lëng limoni mund të përgatisni një ceretë të shkëlqyer depilimi. Merrni 200 gr sheqer, 50 gr lëng limoni, 50 gr ujë dhe lërini në zjarr për gati gjysmë ore. Rezultati do të jetë fantastik.

-Nëse doni të bëni skrab për trupin dhe për fytyrën, përzieni 100 gr sheqer, 100 gr vaj bimor dhe përziejini mirë derisa të merrni konistencën e duhur.

-Nëse i keni duart shumë të pista, pastrojini duke i fërkuar me sheqer dhe pak sapun të lëngshëm.

-Nëse keni djegur gjuhën me një ushqim të nxehtë, hani një bustinë sheqer i cili do të luftojë inflamacionin.

-Përzieni një lugë kafeje sheqer, një lugë kafeje vaj ulliri ose bajamesh dhe masazhojeni në buzët e plasaritura: do të jenë më të buta. Gjithashtu, një lugë kafeje sheqer dhe një lugë gjelle vaj ulliri do të ishte një maskë shumë e mirë për lëkurën e thatë.

Me bustinat e sheqerit gjithashtu mund të dekoroni tavolinën tuaj në mënyra të ndryshme.

 

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor