Nga editorët Living 29 Qershor 2020

A mund të përdorni tamponin nëse jeni e virgjër?

Nga editorët Living

Nga ZHAKLIN LEKATARI

Është më se normale të mendosh që tamponi i brendshëm është shumë komod për vajzat dhe gratë. Një tampon mund të shpëtojë jetën, sidomos kur duhet të marrësh pjesë në aktivitete të ndryshme ose kur duhet të veshësh diçka të ngushtë. Det apo pishinë, nuk ta kam frikën sepse kam tamponin tim që më garanton liri veprimi.

Por, duke u bazuar edhe te pyetjet që marr në Tabu Blog, nëse je një adoleshente në fillimet e ciklit menstrual, nëse ende nuk ke pasur eksperiencën e parë seksuale, nëse jeton në një vend patriarkal ku virgjëria është pajë, sigurisht që e ke bërë pyetjen madhore: A mund të përdor tampon të brendshëm ? A ka rrezik nëse përdor një tampon? Si fillim duhet zhbërë miti që duke përdorur një tampon të mund të humbasësh virgjërinë. Nuk është e vërtetë! Duhet patjetër të merrni informacion mbi trupin tuaj dhe pjesët intime. Përdorimi I tamponit ju ndihmon të njihni më mirë vulvën tuaj.

Prandaj, PO, mund të përdorni tampon por duke ndjekur disa udhëzime shumë të lehta që kanë të bëjnë me gjetjen e tamponit të duhur për moshën dhe karakteristikat anatomike, që ende nuk janë si ato të një gruaje seksualisht aktive. Një nga këshillat që mund të jap është që edhe nëse menarka ( menstruacioni I parë) ka ndodhur në moshë të hershme, është e këshillueshme të presim deri ne 14-15 vjeç për të përdorur tamponin e brendshëm. Nëse ke dyshime, flit me mamin ose gjinekologun.

Shohim cilat janë hapat që duhen ndjekur për përdorimin e tamponit:

1. Zgjidh një produkt cilësor, me materiale natyrale si pambuk që reduktojnë infeksionet

2. Nuk duhet të nxitosh nëse do ta vendosësh në mënyrën e duhur. Mos harro të pastrosh duart para dhe pas vendosjes.

3. Është e këshillueshme të përdoren pasi je kujdesur për higjienën intime.

4. Nëse je e virgjër dhe je duke vendosur tamponin për herë të parë, zgjidh formatin mini, që do të japë më pak halle gjatë përdorimit.

5. Merr kohën e duhur dhe vendose në shtëpi ( jo në banjat e shkollës) dhe nëse tentativa e parë nuk është komode, hiqe dhe provoje përsëri. Përpara se ta vendosësh, lexo mire instruksionet dhe shiko fotot ilustruese.

6. Gjej një pozicion të rehatshëm dhe relaksohu, duke u munduar të mos mbash zonën pelvike të kontraktuar sepse mund të vështirësojë vendosjen. Mos u shqetëso, herët e para është normale të kesh pasiguri.

7. Pasi ke marrë tamponin, me një dorë hap buzët e mëdha duke vendosur tamponin me shumë delikatesë. Kur të kesh mbaruar nuk duhet të kesh asnjë siklet apo bezdi në pjesën fundore të barkut. Nëse të bezdis diçka do të thotë që nuk e ke vendosur mirë.

8. Pasi të kesh vendosur tamponin nuk do të ndiesh më, fluksi do të ndalet dhe do të duket sikur nuk ke menstruacione.

9. Tamponi mund të përdoret gjatë ditës sipas dëshirave. Det, sport, palestër, shkollë. Nuk duhet mbajtur më shumë se 4-6 orë, prandaj ndërroje. Sa më shumë që qëndrojë aq më shumë rrezikohesh nga IST.

10. Këshilla e fundit është që ata përdorësh ditët e fundit të ciklit, kur fluksi është më i paktë, pra i duhur për tamponin mini. Ditët e para mund të përdorësh një lines normal.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor