Aktualitet 29 Qershor 2020

Pas më shumë se 3 muajsh të izoluar, duke filluar nga kjo datë mund të udhëtoni lirisht drejt Greqisë

Aktualitet

Pas më shumë se 3 muajsh në izolim, Greqia ka vendosur që të rihapë kufijtë tokësorë me Shqipërinë, në një kohë që vendi ynë javët e fundit ka parë një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19. Ditën e sotme zëdhënësi i qeverise greke, Stelios Petsas ka bërë me dije gjatë një konference për shtyp se do të hapen kufijtë me Shqipërinë.

Duke filluar nga data 1 korrik, doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura.Ndërkohë që nga ana tjetër, Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me vendin tonë për shkak se javët e fundit është parë një rritje e ndjeshme e shtimit të rasteve me Covid-19.

Ky vendim ka hyrë në fuqi nga 21 qershori dhe do duhet të zbatohet derisa ta vendosin autoritetet e Podgoricës. Në një kohë që Shqipëria lehtësoi masat e Covid-19 dhe rihapi shumë biznese, rimbyllja e kufijve tokësorë është vendosur sërishpër shkak të numrit të lartë të  shtetasve të infektuar aktiv në Shqipëri, që aktualisht e kalon numrin 700, limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100,000 banorë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor