Showbiz 29 Qershor 2020

"Covid më la" Florjan Binaj jep lajmin e mirë pas 10 ditësh i zoluar në shtëpi

Showbiz

Në ndryshim nga të infektuarit e deritanishëm, identitet e të cilëve janë mbajtur të fshehur për çështje privatësie, Florjan Binaj është ndoshta ndër të paktat raste, sidomos në radhët e njerëzve publikë, që pranoi hapur se ishte me Koronavirus. Jo vetëm kaq, aktori i njohur i humorit zgjodhi të informonte vetë ndjekësit, miqtë apo kolegët e tij për gjendjen e re që po kalonte, të cilën siç e shpjegoi në emisionin "Open", i ngjante një gripi të thjeshtë.

“Gjendja ime shëndetësore është shumë e mirë siç edhe mund ta shihni. Nuk kam asnjë lloj simptome, as kollë, as temperaturë, as mungesë nuhatjeje dhe as probleme me shijen. Hyj tek asimptomatikët, thjesht duhet të bëj 10 ditëshin e ushtrisë, dënimin për krim të pa kryer, arrest shtëpie,”- tha aktori në një lidhje në Skype për Eni Vasilin.

Dhe mesa duket detyrimit shtëpiak të Florit i ka ardhur fundi, pasi nëpërmjet një statusi në Instagram, ai ka treguar se tanimë është i shëruar. “Më në fund, Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, ka shkruar ai. Tani, Flori është gati për skenë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor