Të dy me kancer, zbulohet takimi i fshehtë i Mbretit Charles me Kate Middleton
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Nga Zhaklin Lekatari/Kur je beqare mbasi ke qënë çift shumë vite, pyet veten se cila nga dy gjendjet është më e mira? Sigurisht që çdo gjendje ka të mirat dhe të këqijat e veta. Padyshim që të jesh çift ka përparësitë e veta, si psh pushimet bashkë, valixhet e rënda, qeset e rënda të pazarit, ditët e festës. Kaq më vjen në mendje.
Ndërkohë që të jesh beqare ka shumë më shumë përparësi. Nuk dua të ju nxis të bëni tatuazh “të jesh single është më mire”, por kur je beqar ndodhin shumë gjëra të bukura. Si për shembull:
1. Nuk duhet të falenderosh një burrë për një dhuratë.
2. Nuk duhet të falenderosh vjehrrën tënde që të ka blerë një triko me xixa.
3. Nuk duhet të zgjohesh në mëngjes më idenë që do ikësh për drekë nga prindërit e tij.
4. Nuk duhet ta dëgjosh me zor duke aktruar interes ndaj punës së tij.
5. Nuk duhet të bësh një tutorial për paaftësinë që kanë rrobat që të ikin vetë te koshi i larjes
6. Nuk duhet të dëgjosh fjali si: Je e çmendur/ je gjithmonë me nerva/ qetësohu/ ule zërin/ mos u bëj me fiksime/më cave …/je me ato do të zihesh.
7. Nuk do të duhet të kalosh orë te jetës tënde duke nderë brekët e tij.
8. Nuk duhet të aktrosh që je eksituar dhe mezi prêt të bashkoheni duke u bërë një.
9. Nuk do ndihesh në faj nëse dëshiron dikë tjetër.
10. Nuk duhet të rrezikosh një atak kardiak nga zenkat e pafundme në ëhatsapp
11. Nuk do ndihesh kurrë mediokër apo e zhvlerësuar kur shikon 3567 vajzat në Instagram të cilat ai ndjek.
12. Mund të veshësh pizhama të shëmtuara
13. Mund të hash biskotat me oriz të Rossmanit duke i shijuar dhe duke menduar që janë vakt i plotë
14. Mund të bësh pordha pa humbur feminilitetin tënd.
Mbi të gjitha të jesh beqare do të thotë të trajtosh veten mirë, t’i dedikohesh vetes. Do të thotë të eksplorosh veten, të bëhesh pronar i vetes, të realizohesh sa më shumë që të mundesh, të investigosh limitet e vetes, të zgjidhësh problemet ose ta pranosh atë dreq vete. Duhet pasur parasysh që ndoshta veten nuk e rregullojmë dhe shërojmë dot kurrë deri në fund dhe pikërisht në këtë dinamikë, konsumohemi në atë ekuilibrin e vështirë, dashuri-urrejtje, me atë ekuilibrin e vështirë me egon tonë.
Pastaj vjen momenti i misionit të madh, të vështirë, të mrekullueshëm, të mësojmë të duhemi ose te paktën ta provojmë. Sepse nevoja te ne beqarët, kthehet në virtyt, sepse ne nuk e bazojmë dashurinë për veten te një penis i panjohur. Sepse jemi të vetmet që kujdesemi për veten. Sepse duhet të mësojmë ta bëjmë mirë. Mirë sikurse një burrë nuk do të na mësojë kurrë ta bëjmë. Mirë si dashuria për veten që nuk duhet të sosë kurrë.
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...