A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Janë disa gatime tipike të zonave të ndryshme të Shqipërisë të cilat spikasin me shijen unike të tyre, të plotë dhe karakteristike. E tillë është receta e pashaqofteve gjirokastrite, një gatim i vjetër po aq sa edhe gurët e qytetit emblematik të jugut të Shqipërisë.
Përbërësit: 500 g mish i grirë, 250 g oriz i zier, kripë, piper, nenexhik i thatë, 1 vezë, 100 g miell, 50 g gjalpë, 200 g kos ose qumësht, 1 limon, kopër, 1.5 lt ujë.
Përgatitja: Përziejmë në tas mishin me orizin, kripën, piperin, nenexhikun dhe të bardhën e vezës. Formojmë brumin e qofteve dhe i japim formë sferike me madhësi sa një kokërr arre. I vendosim në tigan dhe i kaurdisim disa minuta (ose mund ti zieni në ujë) i heqim nga tigani dhe po aty skuqim me pak gjalpë miellin, shtojmë ujë dhe pak kripë. E përziejmë me tel kuzhine derisa masa të bëhet kremoze, shtojmë qoftet. Në tas rrahim të verdhën e vezës me lëng limoni dhe kos derisa të bëhet një masë. E shtojmë te qoftet dhe e përziejmë me kujdes derisa të marri valë. E shërbejmë me kopër të freskët.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...