Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Borziloku është një bimë shumë e përdorur në disa pjata, sidomos të kuzhinës mesdhetare. Forma e gjetheve, aroma e tyre, e bëjnë borzilokun një përbërës special për pesto. Për ata që nuk e dinë, pestoja është një përzierje borziloku, djathi parmixhan dhe stika pishe.
Një gjysmë kupe gjethe borziloku të freskëta përmban 98% të dozës ditore të vitaminës K. Gjithashtu përmban 12% mangan, 9%bakër, 6% vitaminë A dhe 5% vitaminë C. Përmban gjithashtu 4% kalcium, folate dhe hekur si dhe 3% magnez dhe acide yndyrore omega 3.
Flavonoidet janë përbërës aktivë që i sigurojnë trupit mbrojtje në nivel qelizash. Borziloku përmban dy tipe flavonoidesh të shpërbëshme në ujë: vicenin dhe orientin të cilat janë shumë të dobishme për rruazat e bardha të gjakut.
Vajrat esenciale të borzilokut mund të ndalojnë përhapjen e disa baktereve patogjen që janë rezistente ndaj antibiotikut. Për t'i rënë shkurt, ja disa përfitime që gjethet e borzilokut na sigurojnë:
Redukton ënjtjen dhe inflamacionin. Një studim në Royal Pharmaceutical Society ka zbuluar se trajtimi me gjethe borziloku ul ënjtjen në 73% brenda 24 orëve.
Qetëson stomakun. Italianët shtojnë borzilok në shumë pjata tipike të kuzhinës së tyre. Disa mendojnë se ai ka një efekt qetësues. Në fakt, një gjysmë lugë çaji gjethe borziloku të thata ose të freskëta ndihmojnë në lehtësimin e tretjes.
Trajton kollën dhe të ftohtin. Gjethet e borzilokut përdoren gjithashtu për të trajtuar kollën dhe të ftohtin. Thjesht shtoni një lugë gjelle borzilok të thatë në dy gota ujë të vluar dhe bëni avull për 5-10 minuta.
Trajton pickimin e insekteve. Gjethet e borzilokut mund të përdoren edhe për të trajtuar pickimin nga insektet. Copëtoni disa gjethe borziloku dhe vendosini në zonën ku ju ka pickuar insekti. Kjo jo vetëm që do të lehtësonte dhimbjen, por do të largonte edhe helmin nga zona e pickimit.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...