Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vakti perfekt për të rënë në peshë nuk është vetëm një racion me peshk ose mish pule të shoqëruar me sallatë dhe oriz të zi . Këtij vakti i mungojnë përbërësit kryesorë që ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në trup: erëzat, sidomos kur ato të përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë trupin ta shkrijë më shpejtë dhjamin. Ja cilat janë ato:
1. Shafrani i Indisë
Kjo erëz çudibërëse në ngjyrë të verdhë ndihmon trupin të djegë yndyrën falë përbërësit të saj kryesor, kurkumina. Rrit nxehtësinë e trupit, gjë që çon në përshpejtim të metabolizmit. Ai ka gjithashtu një sërë përftimesh shëndetësore, duke filluar nga parandalimi i sëmundjes së Alzeimerit deri tek mbajtja nën kontroll e hormoneve. Bëjeni Shafranin e Indisë pjesë të gatimeve tuaj për t’i përftuar këto dobi shëndetësore.
2. Speci i kuq djegës
Ngjashëm me Shafranin e Indisë, edhe speci i kuq djegës rrit temperaturën e trupit duke përshpejtuar kështu metabolizmin. Sipas ekspertes së dietave, Lauren Minchen, shtimi i kësaj erëze tek ushqimet ju ndihmon të digjni deri në 100 kalori për vakt. Prandaj duhet ta përfshini specin djegës në gatime të ndryshme.
3. Hudhra
E dimë që hudhra shkakton erë të keqe në gojë, megjithatë, duke e krahasuar me dobitë e shumta shëndetësore të saj, kjo nuk është asgjë. Një ndër përfitimet e saj është se ndihmon për të djegur dhjamin në bark. Pas një eksperimenti të kryer tek minjtë hulumtuesit shkencorë vunë re që minjtë të cilët konsumuan hudhra për 7 javë humbën më shumë se minjtë e tjerë. Edhe pse këto rezultate nuk janë vërtetuar tek njerëzit, nuk ka asnjë efekt negativ nëse e shtoni atë në vaktet tuaj.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...