Tendencat e fundit te modes 29 Maj 2020

10 ide look-u për verën që duhen kopjuar patjetër nga Instagrami

Tendencat e fundit te modes

Vera tashmë është mbrapa dere dhe kjo do të thotë vetëm diçka: është koha të nxirrni nga dollapet fustanet e lehtë, veshjet 'must' të stinës dhe çorapet verore si dhe të fillojmë me shopping për të mos u gjendur të papërgatitura.

Por si të vishemi këtë verë për t'u dukur elegante, të freskëta dhe gjithmonë 'on top'? Kus hmë mirë se infulencer-et gjithmonë në vëmendje ndaj trendeve të fundit, mund të na ndihmojnë për të gjetur frymëzimin e duhur!

1. Fustan me lule dhe sandale me lidhëse; sekreti për të qenë të pagabueshme në ditët e nxehta dhe për t'i përballuar ato me feminilitet.

2. Bluzë me mëngë të fryra dhe xhinse, një nga trendet më të mëdha të verës 2020.

3. Kostumet me ngjyra të kombinuara me sandale dhe këpucë me takë të madhe për në zyrë, por edhe për në kohën e lirë, janë një nga veshjet 'kult' të stinës.

4. Lingeri-et vazhdojnë të mbajnë pozicionin e tyre me krenari në trendet e sezonit  dhe të mos qëndrojnë më të fshehura.

5. Funde tyl me ngjyra + T-shirt për një llok glamour çdo ditë. Me atlete të linjave të pastra do të ishin një super kombinim.

6. Fustane me pika dhe sandale të sheshta, për t'i dhënë një dozë të freskët e plot gjallëri edhe kombinimeve më bazike.

7. Jumpsuit, një nga veshjet për t'u shfrytëzuar në çdo rast, një aleat i madh për t'i dhënë zgjidhje look-ut pa u sforcuar shumë.

8. Pantallona të shkurtra + këmishë e bardhë, çelësi që zgjidh look-un e përditshëm. Pantallonat e shkurtra të gjera në materiale të lehta plus kamishat e linosë, një palë syze e një kapele, do t'ju garantojnë komoditet gjithë verës.

9. E gjitha pink. Nuancë në tendencë e pranverë-verës 2020, roza qëndron mirë në një 'total look' dhe nuk mund t'i mungojë gardërobës sonë.

10. T-shirt dhe minifund; një veshje që zbulon anën më femërore tonën pa 'sakrifikuar' komoditetin. Kombinohen në një mijë mënyra dhe me çdo lloj këpucësh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor