Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Fëmijën e parë e keni lindur me operacion, por doni të provoni edhe lindjen natyrale. A është e mundur kjo? Ndoshta. Rregulli i mëparshëm ka qenë se, nëse bëje një lindje me prerje cezariane, të gjitha lindjet e mëpasshme duhet të bëheshin patjetër me operacion.
Sot, ndodh shpesh që pas lindjes me operacion, gratë të bëjnë lindje natyrale. Gjithsesi, edhe lindja natyrale pas lindjes së parë me operacion ka rreziqet e veta. Duhen marrë në konsideratë një sërë faktorësh para se ju dhe mjeku të vendosni për një lindje natyrale pas asaj me operacion.
Gratë që zgjedhin të lindin në mënyrë natyrale pas lindjes së parë me operacion, i përjetojnë dhimbjet dhe procesin e lindjes, njëlloj si të gjitha të tjerat. Prisni për shenjat e para të dhimbjeve të lindjes dhe më pas, drejtohuni menjëherë në maternitet.
Gratë që duan të lindin në mënyrë natyrale, nuk rekomandohen të lindin në shtëpi, veçanërisht nëse lindjen e mëparshme e kanë bërë me operacion. Është e rëndësishme që mjeku dhe ekipi i spitalit të mbikëqyrin nga afër procesin e dhimbjeve të lindjes. Ata duhet të jenë gati për të kryer ndërhyrje kirurgjikale, nëse do të jetë e nevojshme. Shumica e grave që planifikojnë të lindin në mënyrë natyrale, pasi kanë lindur më parë me operacion, kanë shumë mundësi që të përballen sërish me këtë përvojë. Megjithatë, ndonjëherë është e nevojshme që lindja të bëhet sërish me operacion.
AVANTAZHET DHE RREZIQET
Një lindje natyrale e suksesshme, pas një lindjeje të mëparshme me operacion, varet nga një sërë faktorësh, përfshirë edhe arsyet pse lindja e mëparshme është bërë me operacion.
Avantazhet e lindjes natyrale pas një lindjeje me operacion: një nga avantazhet, është se në përgjithësi është më e sigurt se lindja me operacion, sepse nuk përfshin asnjë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale. Një listë me avantazhe jepet edhe më poshtë:
-ulja e rrezikut për transfuzion gjaku;
-ulja e rrezikut të infeksioneve;
- qëndrim më i shkurtër në maternitet, në përgjithësi një deri në dy ditë, kundrejt tre apo katër ditëve kur lindni me operacion;
- më tepër energji pas lindjes;
- rikthim më i shpejtë në aktivitetet e zakonshme.
Përveç kësaj, mund ndiheni më tepër të angazhuara në procesin e lindjes, për shkak të përpjekjeve për të nxjerrë foshnjën.
Rreziqet e lindjes natyrale pas një lindjeje me operacion
Rreziqet e mundshme janë:
Pamundësi për të lindur në mënyrë natyrale. Lindja me operacion, pas dështimit të përpjekjeve për një lindje natyrale, mund të rrisë rrezikun e komplikacioneve, si: nevojën për një transfuzion gjaku, mpiksjen e gjakut dhe infeksion. Përveç kësaj, do të ndiheni të rraskapitura si nga ana emocionale ashtu edhe ajo fizike. Një numër i vogël grash mendojnë se kanë dështuar, edhe pse gjithçka që ka ndodhur nuk ka qenë në dorën e tyre.
Hapja e prerjes së mëparshme të lindjes me operacion (hapja e mitrës). Edhe pse kjo nuk para ndodh tek ato gra që vendosin të bëjnë lindje natyrale pas një lindjeje të mëparshme me operacion, hapja e mitrës mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj dhe të foshnjës. Në këtë rast lind nevoja që pas lindjes, t’i nënshtroheni një histerektomie. Rreziku i hapjes së mitrës rritet nga një sërë faktorësh, të cilët duhet t’i diskutoni me mjekun. Në rast se rrezikoheni seriozisht nga kjo gjë, ka gjasa që mjeku t’ju rekomandojë të bëni lindje me operacion.
ÇFARË DUHET TË KENI PARASYSH
A mendoni se mund ta përballoni një lindje natyrale, pasi keni provuar më parë atë me operacion? Kjo varet kryesisht nga lloji i prerjes që është bërë në mitër gjatë lindjes së parë, si dhe nga arsyet që ju detyruan të lindnit me operacion.
Operacioni i mëparshëm: gjatë lindjes me operacion, mjeku bën një prerje në lëkurë, dhjamë dhe muskuj. Krahas kësaj, ai bën edhe një prerje tjetër në mitër. Prerja që bëhet aty, ndryshon nga ajo e mëparshmja. Llojet e prerjeve që bëhen në mitër janë si më poshtë:
Prerja tërthore në pjesën e poshtme të mitrës. Kjo është prerja më e zakonshme, e cila bëhet në drejtimin horizontal, përmes pjesës së poshtme të mitrës. Ajo shoqërohet me më pak gjakderdhje krahasuar me prerjen që bëhet më lart në mitër. Gjithashtu, vraga e saj nuk para rrezikon të hapet gjatë lindjeve të mëpasshme. Edhe nëse i jeni nënshtruar dy prerjeve të tilla, mund të bëni lindje natyrale. Prerja vertikale në pjesën e poshtme të mitrës. Kjo prerje bëhet në fund të mitrës, ku muri i saj është më i hollë. Ajo aplikohet për të lindur një foshnjë që është në pozicion të papërshtatshëm, ose kur mjeku mendon se prerja duhet të jetë më e gjatë se zakonisht. Sot për sot, nuk ka të dhëna të qëndrueshme që mund të vërtetojnë se kjo prerje rrit rrezikun e shkëputjes së mitrës. Për pasojë, edhe pas një prerjeje të tillë, keni ende mundësi ta provoni lindjen natyrale.
Prerja klasike. Kjo bëhet lart në mitër, në atë pjesë që kontraktohet gjatë dhimbjeve të lindjes. Dikur, përdorej për të gjitha lindjet me operacion, por në ditët tona, përdoret rrallë, sepse prerja klasike shoqërohet me hemorragji dhe shkëputje të mitrës. Në përgjithësi, përdoret vetëm për rastet emergjente, kur mjekët duhet ta nxjerrin sa më parë foshnjën. Gratë që i janë nënshtruar kësaj prerjeje, nuk rekomandohen që më pas të bëjnë lindje natyrale. Lloji i prerjes është i panjohur. Te disa gra është e vështirë të përcaktohet lloji i prerjes së përdorur gjatë lindjes së mëparshme me operacion. Studimet nuk kanë treguar se rreziku i hapjes së mitrës në këto situata është më i madh, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë qenë prerje të tërthorta në pjesën e poshtme të mitrës. Me përjashtim të rasteve kur mjeku mendon se prerja e mëparshme ka qenë klasike, gratë mund të lindin në mënyrë natyrale.
Arsyet e lindjes së mëparshme me operacion: shkaqet që ju detyruan t’i nënshtroheshit një operacioni në lindjen e parë, do të ndikojnë ndjeshëm në llojin e lindjes që do të keni në shtatzënitë emëpasshme.
-Në rast se më parë keni lindur me operacion, për një arsye që nuk mund të përsëritet, mundësitë që të keni një lindje të suksesshme natyrale, janë po aq të mëdha, sa ato të një gruaje që nuk ka lindur kurrë me operacion. Disa shembuj të këtyre rasteve, mund të përmendim lindjet podalike, infeksionin, tensionin e lartë gjatë shtatzënisë (pre-eklampsia), problemet me placentën dhe rrezikun e fetusit.
-Nëse keni lindur të paktën një herë në mënyrë natyrale, qoftë para apo pas lindjes me operacion, keni më tepër gjasa se dikush tjetër, që nuk ka lindur kurrë në mënyrë natyrale, që lindjen e mëpasshme ta bëni në këtë mënyrë.
- Nëse lindja e mëparshme ka qenë e vështirë, për shkak të madhësisë së foshnjës apo legenit tuaj të vogël (distocia), mund të lindni në mënyrë natyrale, edhe pse më parë mund t’i jeni nënshtruar një operacioni.
- Nëse keni një sëmundje kronike, si për shembull probleme me zemrën, dhe ekziston mundësia që gjatë dhimbjeve dhe procesit të lindjes të shfaqen probleme, ju dhe mjeku mund të vendosni që lindja të bëhet sërish me operacion. Kush nuk mund të lindë në mënyrë natyrale? Në disa raste, një lindje e përsëritur me operacion, është alternativë më e mirë sesa lindja natyrale. Sipas Kongresit Amerikan të ObstetërGjinekologëve, dhimbjet e lindjes nuk duhet të kalohen nëse:
-prerja e operacionit të mëparshëm është klasike ose në formën e shkronjës T;
- legeni është shumë i ngushtë dhe pengon kalimin e fetusit;
- keni një problem mjekësor ose obstetrik, që ju pengon të lindni në mënyrë natyrale;
- jeni shtruar në një maternitet, ku nuk kryhen lindjet emergjente me prerje cezariane.
Ekspertët mjekësorë nuk janë të të njëjtit mendim, nëse nënat e ardhshme duhet t’i kalojnë dhimbjet e lindjes në rrethanat e mëposhtme:
- keni bërë dy ose më shumë lindje me operacion dhe asnjë lindje natyrale. Sidoqoftë, Kongresi Amerikan i Obstetër-Gjinekologëve deklaron se gratë që kanë bërë dy lindje me operacion, mund të provojnë edhe lindjen natyrale;
-nga operacioni i mëparshëm, keni një prerje të paidentifikueshme në mitër ose një prerje vertikale në pjesën e poshtme të saj;
-ju ka kaluar data e parashikuar për të lindur;
-mjeku dyshon se foshnja është më e madhe se normalisht.
Në këto situata, është më mirë të diskutoni me ekipin mjekësor për rreziqet e mundshme dhe avantazhet që shoqërojnë rastin tuaj.
Marrë nga libri 'Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme'
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...