Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Një nga pyetjet që i është bërë më së shumti Rozana Radit është përse nuk martohet dhe nuk dëshiron të bëjë dasmë. Kohë më parë e ftuar në emisionin ''Privé'', ajo ju përgjigj duke thënë “Pse te martohem? Unë nënën dhe babanë nuk i kam që të më vijnë në dasmë, dy gëzimet e mia më të mëdha. Vërtet kam një motër, por kur jam e lumtur kështu siç jam, ç’më duhet dasma, nëse nuk kam dy njerëzit më të rëndësishëm të zemrës?”
Megjithatë asgjë nuk e ka penguar të veshë fustanin e bardhë të nusërisë për herë të parë. Moderatorja dhe këngëtarja u shfaq ditën e djeshme në sfilatën e titulluar “Joni Peci & Friends” me një fustan nusërie, modeli i të cilit ishte ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë zakonisht në jetën e përditshme: një fustan i kombinuar me një xhaketë të bardhë, super të shkurtër e që ka të ndërthurur edhe ngjyrën e zezë. Gjithashtu këngëtarja mbante veshur edhe një vello të gjatë.
Kjo eksperiencë duket se i ka pëlqyer shumë Rozanës pasi shprehet nuk e priste se do performonte në moshën 40 vjeçare dhe se pret me padurim oferta të tjera.
''Flm shumë jonipeci store që më bëre të sfiloj 40 vjeç. Gocat e Instagramit mos u mërzisni, na lini pak sot ta marrim vëmendjen se @fioridardha qeshte para ca ditësh kur i thashë që do sfiloj për Jonin. Pres me padurim oferta për sfilata të ndryshme. Jam e hapur dhe për prezantimin e motit psh.''- shkroi Rozana në Instagram.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...