Ushqimi i ekuilibruar 22 Maj 2020

Makaronat nuk ju shëndoshin (nëse i hani kështu)

Ushqimi i ekuilibruar

Kemi lajme të mira: makaronat nuk ju shëndoshin. Thjesht duhet të dini t’i zgjidhni, përgatisni dhe shërbeni.  Ja se si:

Ulni indeksin glicemik të tyre

Makaronat kanë një indeks glicemik mesatar- të lartë. Megjithatë ka një truk për të ulur indeksin glicemik të tyre: mjafton t’i hani al denti. Sa më shumë t’i gatuani, aq më i madh është indeksi glicemik.

Zgjidhini gjithmonë integrale

Shërbeni në tryezë vetëm pasta integrale. Versioni integral ngadalëson asimilimin e sheqernave dhe favorizon ndjesinë e ngopjes. Ky variant përmban shumë antioksidantë që luftojnë inflamacionin, fibra që stimulojnë mirëqenien e zorrëve dhe kripëra minerale të rëndësishme për kockat dhe muskujt.

Kujdes me përgatitjen e salcave

Sekreti qëndron tek fibrat dhe proteinat të cilat të dyja bashkë ulin në mënyrë domethënëse indeksin glicemik. Për këtë arsye duhet t’i shoqëroni ato me perime si kungujt, patëllxhanët, brokoli, repat, lëng mishi ose peshk. Në fund duhet t’u shoni vetëm një lugë vaj ulliri.

Kujdes me porcionet

Këshilla është që gjithmonë të peshoni pastat dhe të mos i masni me sy. Porcioni i duhur është 80 gramë për t’u konsumuar në një vakt.

Mund të hahen pastat në darka pa u shëndoshur?

E mira do të ishte të haheshin në drekë për t’i dhënë kohë organizmit t’i treste. Megjithatë, nuk është një rregull absolut, edhe ngrënia në darkë mund të jetë e dobishme. Për ata që vuajnë nga shqetësimet me gjumin mund t’i integrojnë pastat në dietat e mbrëmjes, 2-3 herë në javë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor