Showbiz 22 Maj 2020

Urimi i Aurelës për Eli Farën është gjithçka që duam të dëgjojmë nga një shoqe e ngushtë

Showbiz

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka festuar ditën e djeshme datëlindjen, e sigurisht në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte urimi i mikes së saj të afërt, Aurela Gaçe.

Aurela ka postuar në Instagram shumë foto të tyre bashkë ndër vite, nga momente speciale në skenë e në jetë. Bashkangjitur me këtë “udhëtim” nëpërmjet fotove, artistja ka bërë dhe urimin me fjalë zemre për Elin. Ndër të tjera ajo shkruan se e konsideron veten me fat që e ka pjesë të jetës.

“Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem Zotit të të japë jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzojë zemrën me gjithçka dëshiron e meriton. E ti meriton shumë, fisnike. E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës time.”-shkruaj artistja vlonjate në postimin e saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor