Pjata kryesore 22 Maj 2020

MIsh qengji frikase, pjata e parezistueshme që bëhet për 5 minuta

Pjata kryesore

NGA FUSTANELLA FARM/FOTGRAFIA ARMAND HABAZAJ

Shefja e kuzhinës së Fustanella Farm ka përgatitur një nga recetat më të njohura të kuzhinës shqiptare, mish qengji frikase. E thjeshtë, e shpejtë dhe super e shijshme, pjata e sotme është pikërisht ajo që ju duhet.

PËRBËRËSIT: 1 kg mish qengjim 5 lugë vaji ulliri, 1 lugë miell, 1 qepë e thatë, 1 tufë qepë të njoma, 2 tufa kopër, 1 dorë spinaq, piper i zi.

PËR SALCËN E LIMONIT: 2 vezë dhe lëngu i 2 limonëve.

PËRGATITJA: Vëmë mishin e qengjit të ziejë në 1.5 l ujë. Ndërkohë, në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e thatë dhe pasi të zverdhet pak, shtojmë qepët e njoma të prera hollë dhe miellin. Pasi i kaurdisim disa minuta në temperaturë të ulët shtojmë mishin e zier dhe lëngun e tij. E ziejmë 10 minuta, e heqim nga soba dhe hedhim salcën e limonit, duke e përzier me kujdes. Presim hollë spinaqin dhe koprën dhe i hedhim në fund. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor