Showbiz 22 Maj 2020

"Vdiqa,e duan të gjithë" Olta Gixhari zbulon kërkesën që po merr më shumë gjatë shtatzënisë

Showbiz

Listës së vajzave të njohura të showbiz-it që pritet të bëhen mama brenda 2020-s (Të gjithë Vipat shqiptarë dhe të huaj që do të bëhen prindër në 2020; Ky është viti i bebave) iu shtua para dy javësh dhe Olta Gixhari. Pikërisht siç e lexoni, aktorja bukuroshe pohoi me anë të një fotoje romantike me të dashurin se ishte në pritje të ëmbël (Olta Gixhari konfirmon shtatzëninë përmes një fotoje romantike me partnerin)

Pas lajmeve se do të sjellë në jetë një djalë, ajo ka reaguar sërish përmes një postimi në Instastory ku thotë se nuk e ka zbuluar ende gjithninë e bebit. Por humori që e karakterizon vajzën durrsake nuk mungon as në këto ditë, ku ndër të tjera në postimin e saj Olta ka  thënë se pavarësisht shtatzënisë ajo nuk heq dorë nga fotot seksi.

“Faleminderit me zemër për gjithë urimet tuaja,ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim. Shumë shpejt do postoj një foto(modeste) me barkaluq,se vdiiiqaa po ma kërkojnë të gjiiithë Ps- unë vazhdoj bëj seksin nëpër foto dhe nuk heq dorë. Ju dua ,zemra mal ”- ka shkruar ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor