Kujdesi per fytyren 22 Maj 2020

Keni quka të dukshme sidomos në periudhën e verës? Fytyra juaj po mundohet t’ju thotë diçka

Kujdesi per fytyren

Në botën e make-upit, qukat po bëhen një trend i cili ka tashmë një vit që vazhdon dhe është përqafuar nga të gjithë. Të gjithë Vipat kanë treguar qukat në fytyrë që deri dje i fshihnin poshtë tualetit.

Kjo në fakt është dhe një mënyrë për të pranuar veten dhe të gjitha cilësitë që deri dje dukeshin apo cilësoheshin si defekte. Por çfarë po mundohen t’ju thonë qukat në të vërtetë?!

Qukat vetë nuk janë të shëndetshme, por ato janë një sinjal që lëkura juaj mund të jetë në rrezik. Njerëzit me quka kanë tendencë të kenë lëkurë më të ndjeshme, dhe ata me lëkurë më të ndjeshme priren të jenë më të ekspozuar ndaj kancerit të lëkurës sepse kanë më pak mbrojtje natyrale nga UV.

Sigurisht, përdorimi i kremit të diellit është i rëndësishëm për çdo njeri thjesht kur keni dhe quka bëhet akoma më i rëndësishëm.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor