Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Të kujdesesh për lëkurën nuk është as e thjeshtë sa duket, aq më tepër kur kjo e fundit është e yndyrshme dhe ju krijon idenë sikur po kulloni në vaj gjithë kohës. Duhet të theksojmë që në krye të herës se lëkura e yndyrshme nuk është vetëm një problem shumëvjeçar i adoleshentëve, por edhe i grave që janë në fazën e menopauzës. Sipas mjekëve dermatologë dhe estetistëve nuk ka asnjë mënyrë që ky proces të ndalojë, por menaxhimi i saj mund të mbajë fytyrën e yndyrshme nën kontroll.
ÇFARË DUHET TË BËNI
Mbani lëkurën të hidratuar: Hidratimi i lëkurës më xhel pastrues dhe maskave mund të jetë e mirë për lëkurat e yndyrshme. Përveç kësaj, duhet të pini sa më shumë ujë, duhet të mbani një regjimi të mirë të përkujdesjes ndaj lëkurës për të siguruar një hidratim të plotë. Rekomandohet të përdoren zbutës pa bazë yndyre. Gjithashtu, shikoni për formulën me glicerinë dhe hialuronat natriumi, një hidratues me bazë uji që mban qelizat e lëkurës të buta.
Jini të vëmendshëm ndaj nevojave të lëkurës: Thuhet se nëse keni një lëkurë të yndyrshme, do të keni më pak rrudha. Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Trashësia e lëkurës është faktori vendimtar nëse do të keni rrudha, dhe jo sa e yndyrshme. Prandaj, kushtojini vëmendje lëkurës suaj pavarësisht çfarë thuhet. Për të parandaluar shfaqjen e rrudhave duhet të kujdeseni gjithmonë për lëkurën.
Përdorni fondatinë pa yndyrë: Parandaloni mbylljen e poreve apo shkëlqimin e tyre duke përdorur fondatinë pa yndyrë. Është gjithashtu më mirë të përdorni blush pudër se sa atë krem për fytyrat e yndyrshme.
ÇFARË NUK DUHET TË BËNI
Shmangni pastrimin e fytyrës me një pastrues të thatë: Pastruesit për lëkurën e yndyrshme përmbajnë sulfat natriumi lauriel, laureth ose sulfat amoniaku. Këta përbërës pakësojnë yndyrat në lëkurë, megjithatë mund të thajnë atë. Për shkak të balancës së lartë të pehashit, kemi dehidratim të lëkurës. Në vend që të zhdukë yndyrën, këto çojnë në prodhim më të lartë të saj.
Mos e lani shumë shpesh fytyrën: Pastrimi i tepërt nuk është gjithmonë ajo që duhet për fytyrat e yndyrshme, pasi nuk është një problem higjenik. Larja e shpeshtë e lëkurës mund të largojë yndyrat natyrale dhe esenciale që shërbejnë si barrierë ndaj ngacmuesve të lëkurës. Kjo mund të shkaktojë skuqjen dhe ashpërsinë e fytyrës. Rekomandohet larja e fytyrës dy herë në ditë me një pastrues të butë.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...