Kujdesi per fytyren 20 Maj 2020

Pastrues grimi me lule kamomili; Gjithashtu ushqen lëkurën

Kujdesi per fytyren

Pastrimi i grimit nga fytyra me ujë e sapun është pjesë e përditshme e rutinës së mbrëmjes çd onatë. Megjithatë, shumë produkte kozmetike janë rezistende ndaj ujit ose ‘ëaterproof’. Në këtë rast mund të përgatisim një produkt të mrekullueshëm në shtëpi për të pastruar grimin e fytyrës dhe syve. Përveçse me kosto të ulët, ushqen lëkurën pasi përbëhet nga lëndë të para të shëndetshme.

Përbërësit:

1 flakon (shishe) bosh

75 gr lule kamomili

150 ml ujë i distiluar

1 lugë kafeje vaj ulliri ose vaj bajamesh

Disa pika vaj esencial me aromën që dëshironi

 

Si ta përgatisni këtë produkt

Si fillim zieni ujin e distiluar. Më pas shtoni lulet e kamomilit dhe lërini në infuzion ashtu siç bëni me çajin për disa minuta më pas hiqini.

Kur të jetë ftohur, shtoni vajin e ullirit dhe vajin esencial dhe përziejini mirë duke i vendosur në flakon.

Pastruesi i grimit është gati për përdorim, zgjat deri disa javë, prandaj mos e përgatisni në sasi të mëdha.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor