Ëmbëlsira 20 Maj 2020

Tartë me mollë dhe kanellë

Ëmbëlsira

Përbërësit:
• 1 kg mollë
• 10 g kanellë
• 150 g sheqer
• 300 g miell për ëmbëlsira
• 200 g gjalpë
• 2 të verdha vezësh

Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Qërojmë mollët, i presim në kubikë, i vendosim në një tigan ku kemi 100 gramë sheqer dhe kanellën, dhe i tiganisim për 15 minuta në zjarr të mesëm. Për brumin e tartës përziejmë miellin, gjalpin, të verdhat e vezëve, 50
gramë sheqer dhe i punojmë derisa masa të lidhet. Shtrojmë brumin e përgatitur në një tavë rrethore për kek, duke e hapur njëtrajtësisht, e
shpojmë në disa vende me pirun
dhe e pjekim për 10 minuta. Pas
kësaj kohe e heqim nga furra, shtojmë mollët e gatuara dhe e pjekim edhe 15 minuta të tjera.

Fotogragia @armandhabazaj
Recetat @blerina_farm
Shkrimi @papare_thebeautyofsmallthings

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor