Marredhenia ne çift 20 Maj 2020

Pozicioni si flini tregon shumë se në ç’periudhë të marrëdhënies ndodhet një çift

Marredhenia ne çift

Sipas ekspertëve të konjitivitetit, gjuhës së trupit dhe psikologëve, pozicioni në të cilin çiftet flenë, flet shumë për periudhën që po kalojnë, sepse pavarësisht variacionit të gjuhës së trupit, në përgjithësi, pozicioni mund të jetë një dritare emocionale për situatën në të cilën çifti po kalon në ato momente.

Me kurriz, por pranë

Çiftet që zakonisht flenë në këtë pozicion reflektojnë faktin që respektojnë hapësirat e tyre personale, megjithatë, pa humbur kontaktin. Janë dinamikë, e jetojnë jetën në mënyrë të pavarur, por marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe e shëndetshme. Sipas ekspertëve, ky pozicion reflekton besimin në çift pa qenë nevoja për një prezencë në prezencë të tjetrit.

Me kurriz, por larg

Ky pozicion është një paralajmërim që diçka nuk po shkon mirë në marrëdhënie. Është e nevoshme të ruhet distanca dhe ekziston dëshirta për të pasur një liri më të madhe në jetën e të dyve. Mungesa e kontaktit mes trupave të cilat janë në drejtim të kundërt, mund të tregojë që ka pasur një debat të fortë ose që të dy po kërkojnë një pavarësi të plotë.

Përballë, por pa u prekur

Të flesh në këtë pozicion është shenjë e kërkimit të intimitetit dhe të ekzistencës së dëshirës për të qenë pranë partnerit. Çdo kush di si t’i respektojë momentet intime të tjetrit, por ka një lidhje që i ndalon ata të mbajnë distancë. Por në përgjithësi, ky lloj çifti e merr më lehtë rutinën e përditshme dhe problemet.

Ngjitur me njëri-tjetrin

Ekspertët këmgënuglin në faktin se ky pozicion është shenja e një dëshire dhe pasioni shumë të fortë. Është shumë e zakonshme në fillim të një marrëdhënieje dhe zakonisht çiftet flenë kështu pas një momenti intimiteti. Ky kryqëzim mund të zbulojë një dëshirë seksuale, por, sipas ekspertëve, çiftet që mësohen të flenë kështu mund të shfaqin situata xhelozie.

Formë luge

Sipas ekspertëve, personat e përqafuar në këtë mënyrë tentojnë të udhëheqin dhe mbrojnë partnerin. Kjo ofron komoditet dhe siguri afër partnerit dhe kur nuk janë të përqafuar gjatë gjumit ndihen të pambrojtur. Është një pozicion që reflekton harmoninë perfekte në çift. Megjithatë, në disa raste mund të jetë edhe tregues i ndonje pasigurie në marrëdhënie.

Të përqafuar

Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se ky pozicon reflekton impenjim, dashuri dhe ngrohtësi mes një çifti. Në përgjithësi, tregon që gjërat shkojnë mirë dhe jeta seksuale është e shkëlqyer. Veç të tjerash tregon që të flesh me kokën tek shpatullat e partnerit është një indicie që tregon se ai person është shumë i sigurt pranë partnerit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor