Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Nga: Flavio Mato
Fotografia: Armand Habazaj
PËRBËRËSIT:
1 petë sfoljatë
PËR KREMIN:
175 g krem djathi
120 g rikota
lëkura e 1 kokrre portokalli
30 g sheqer
2 lugë gjelle miell
1 vezë
PËR REÇELIN:
boronica dhe manaferra sipas
dëshirës
30 g sheqer
1 lugë çaji miell
kripë
pak ujë
PËRGATITJA:
Fillimisht i japim petës sfoljatë formën e duhur. E palosim më dysh dhe presim vetëm këndet,
që të krijojmë një petë ovale. Më pas, në secilën anë të palosur, presim një rrip rreth 2.5 centimetra, duke ndaluar në mes, për të mos e shkëputur rripin nga peta. Hapim petën e palosur dhe rripat e secilës anë i kalojmë, që të bashkohen me anën e kundërt të petës, duke formuar një si tip xhepi për mbushjen me krem. Shpojmë me pirun petën nga brenda dhe e lyejmë me vezën e rrahur. Spërkasim mbi petë sheqer të bardhë ose kaf dhe e fusim në furrë në temperaturën 150° C,
derisa të marrë ngjyrë të lehtë. Hedhim në blender gjithë përbërësit për kremin. Pasi i përziejmë mirë, masën e hedhim në xhepin e krijuar të petës, duke e hapur mirë me një spatul. Në një tigan hedhim frutat e pyllit, sheqerin,
miellin, kripën, ujin dhe e përziejmë vazhdimisht, derisa masa të trashet si reçel. E hedhim atë mbi
krem dhe me një kunj dhëmbësh ose majë thike luajmë me reçelin, për të krijuar efektin e mermerit.
E vendosim përsëri në furrë për rreth 20 minuta të tjera
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...