Shtatzania 16 Maj 2020

Nëse po përgatisni valixhen e maternitetit, sigurohuni që s’ju kanë shpëtuar këto detaje

Shtatzania

Nëse data e lindjes nuk është përcaktuar ende, bëni mirë ta përgatisni valixhen kohë përpara se të shkoni në maternitet. Disa nga gjërat që mund t’ju nevojiten janë:

 -Një orë apo një aplikacion në telefonin tuaj celular që mat sekondat, për të matur kohën e kontraktimeve;

 - çorape apo pantofla, pasi shpeshherë sallat e lindjeve janë të ftohta;

- syze, pasi mund t’ju nevojitet të hiqni lentet e kontaktit (nëse keni).

 -balsam për tharjen e buzëve;

- një aparat fotografik apo kamera;

- pizhame apo këmishë nate me hapje përpara, që ta keni më të lehtë për të ushqyer foshnjën me gji;

 - një robdëshambër;

 - reçipeta për ushqyerjen e foshnjës me gji, ose nëse planifikoni ta ushqeni me biberon, reçipeta normale;

 - mbathje;

 - sende tualeti, kozmetike dhe tharëse flokësh;

 - rroba të lirshme për t’u kthyer në shtëpi, ndoshta ato që keni mbajtur gjatë shtatzënisë;

 - veshje për fëmijë, përfshirë këtu edhe kapuç;

 - Peceta higjenike për vete dhe pelena për foshnjen

- një batanije për foshnjën.

Nëse keni sende që nuk doni t’i vendosni që tani në valixhe, si për shembull produktet tuaja kozmetike, bëni një listë, që ta keni të lehtë t’i mblidhni kur të bëheni gati për t’u nisur. Nuk është nevoja të nguteni; përpara se të niseni, mund të keni kohë të bëni edhe një dush. Përveç kësaj, bëni gati edhe ndenjësen e makinës për foshnjën, që ta keni gati kur të ktheheni në shtëpi.

Përpiquni të qetësoheni: shumica e grave ditët e fundit janë sa nervoze, aq edhe në ankth. Përpiquni të mos shqetësoheni! Trupi i femrave është përgatitur për të përballuar dhimbjet dhe procesin e lindjes dhe ju mund ta bëni këtë përvojë edhe më të rehatshme duke ruajtur qetësinë. Në javët e fundit të shtatzënisë, shumë gra ndiejnë një dëshirë të madhe për të bërë diçka. Mund të merreni me pastrimin e shtëpisë apo me çdo gjë që keni lënë përgjysmë. Edhe pse mund t’ju pëlqejë ideja që kur të ktheheni të gjeni një shtëpi të pastër, duhet të kuptoni se nuk keni pse lodheni shumë. Përpiquni ta shijoni këtë kohë që ju ka mbetur, përpara se fëmija të vijë në jetë. Kujdesuni për veten, duke shijuar një darkë të mirë apo të dilni për qejf, lexoni një libër interesant apo edhe thjesht qëndroni në shtëpi dhe përkëdheluni me partnerin. Këto ditë do të kalojnë më shpejt dhe më bukur, nëse angazhoheni me diçka, por pa u lodhur.

Marrë nga libri "Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor