Ëmbëlsira 14 Maj 2020

Gatuani me fëmijët tuaj; Kek me karrota në shumë pak minuta

Ëmbëlsira

Nga MIRELA ANDONI/Fotografia ARMAND HABAZAJ

 PËRBËRËSIT: 175 ml vaj vegjetal, 75 g kos natyral, 3 vezë, 1 pako vanilje, 200 g miell që fryhet vetë, 200 g sheqer kaf, 1 lugë kanellë pluhur, ¼ arrëmyshk i grirë, 200 g karota, 100 g rrush i thatë. PËRBËRËSIT PËR KREMIN: 100 g gjalpë i zbutur, 200 g sheqer pluhur, 100 g krem djathi. PËR DEKOR: 100 g marzipan ose petë sheqeri, ngjyrues portokalli, rozmarinë.

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Në një tas përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë miellin, sheqerin, vaniljen, kanellën, arrëmyshkun, kripën dhe i lëmë mënjanë. Në një tas tjetër rrahim vezët me vajin dhe kosin, derisa të përftojmë një masë të njëtrajtshme. Këtu shtojmë përbërësit e thatë, karotat e grira, rrushin e thatë dhe lajthitë. I përziejmë me rrahësen me dorë derisa përbërësit të lidhen mirë. Lyejmë tavën me gjalpë dhe pak miell, shtrojmë brumin dhe e pjekim për gati 60 minuta, derisa kur të fusim një kruajtëse dhëmbësh të na dalë e thatë.

Pasi të ftohet plotësisht e vendosim në një pjatancë. Rrahim me rrahëse elektrike gjalpin me sheqerin pluhur, shtojmë pjesë-pjesë kremin e djathit dhe i rrahim sërish, derisa të formohet një krem. Lyejmë me të kekun dhe me petën e sheqerit dhe degët e rozmarinës formojmë disa karota ose e dekorojmë me karota të freskëta dhe rozmarinë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor