Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Java që po jetojmë, por dhe ajo që do të vijë janë të rëndësishme për rikthimin dhe normalizimin e situatës në vend. Janë hapur parukeritë, bizneset e vogla, dyqanet në qendra tregtare, dyqanet e veshjesh dhe aksesorëve, por listës i mungojnë palestrat.
Në asnjë nga planet e rihapjes së qeverisë shqiptare, nuk figurojnë palestrat, të cilat sipas zëdhënëses së Ministrisë së Shëndetësisë, Etiola Kola “janë ende aktivitet me rrezikshmëri të lartë”.
Sipas zëdhënëses Kola, “situata është shumë dinamike dhe vlerësohet çdo dy javë”, prandaj nuk ka ende asnjë protokoll, datë apo plan të sigurt për hapjen e tyre. Padyshim që” palestrat janë në fokus dhe nuk do të përjashtohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve i cili që vlerëson situatën”, por sipas zëdhënëses “çdo gjë do të varet nga shifrat dhe nga mënyra si ato ndryshojnë”.
Prandaj askush nuk e di me siguri të plotë sesi do të jetë situate në fund të majit apo në fillim të qershorit, ndonëse edhe muaji i ardhshëm nuk është largët për dashamirësit e sportit. Rregullat e largësisë fizike janë të njëjta, personat duhet të qëndrojnë 1 m larg njëri-tjetrit, prandaj “rrezikshmëria” kuptohet menjëherë, sidomos kur e mendon sesa vështirë është stërvitja me maskë dhe me doreza, por dhe pjesëmarrja në klasa aerobie, fitness apo cross-fit.
Të vlerësojmë faktin që kemi të paktën stërvitjen individuale dhe të qëndrojmë pozitiv për hapjen e shpejtë të e organizimeve sportive.
Nga: Zhaklin Lekatari
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...