Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Industria e bukurisë po ndryshon më shpejtësi si përgjigje ndaj pandemisë së virusit corona. Gjithë indrustria e kozmetikës po përballet më një sfidë të paprecedentë. Sallonet, qendrat estetike por dhe qendrat e bukurisë janë mbyllur duke i detyruar artistët të qëndrojnë në shtëpi. Është shumë e lehtë të mendosh që pandemia do ketë një impakt shumë të madh në këtë industri fitimprurëse. Për të kuptuar më shumë, bisedën tonë e zhvilluam me profesionisten e make-up Eva Dibra.
“ Përsa i përket ardhjes në sallon, mendoj që mbas karantinës gjendja do jetë më e mirë dhe klientët do fillojnë të vinë duke respektuar rregullat e distancës, por përsa i përket produketeve nuk besoj që do ketë blerje si më parë. Trendi i fundit kanë qënë ngjyrat dhe eksperimenti me to dhe në fakt ata që e duan tualetin, nuk kanë nguruar të blejnë paleta shumë ngjyrëshe. Nuk e di as vetë se çfarë mund të ndodhë me firmat e mëdha, Chanel, Dior, sepse dhe ato do kenë nevojë për një strategji të re”.
Eva është në kontakt me kolegë të tjerë që jetojnë jashtë kufijve shqiptar, sidomos me fqinjët italianë, ku situata ka qenë dhe është edhe më e agravuar.
“ Kolegët në Itali janë skpetik, do jetë i vështirë rikthimi dhe një gjendje normale në sallone, sepse kriza është shumë e rëndë. Pritja e klientëve është gjithashtu një stres më vete për shkak të kushteve të higjienës - por sikurse mendoj dhe unë- hapja e fshehtë e salloneve ose lyerja e flokëve fshehurazi nëpër shtëpi është sjellja më e gabuar që mund të bëjmë, për të dyja palët. Nga ana tjetër ata që kanë sallone më të mëdha e kanë më të lehtë të respektojnë distancimin fizik, megjithatë me kolegët në botë jemi dakord, që do përdorim doreza të reja për çdo klient, ndoshta dhe qesen për këpucët por dhe maskën personale. Duam padyshim që sallonet të jenë relaksuese, që klienti të ndihet mire, i qetë dhe i përkëdhelur”.
E ndërsa botë po shkon drej virtuales, digjitalizimit, klasave online e njëjta po ndodh edhe në Shqipëri. Sikurse të tjerë edhe Eva Dibra vazhdon klasat për tualetin nëpërmjet mësimit online, të paktën pjesën teorike, deri në një moment të dytë kur të fillojë praktika. Megjithatë një tjetër çështje e rëndësishme janë dasmat.
A do martohet njeri këtë verë ? “ Asnjë prenotim nuk është anuluar, të gjitha janë shtyrë në një moment të dytë, gusht, shtator ose tetor, në varësi dhe të ndryshimeve që do ndodhin” rrëfen Eva. Ndonëse me pak mëdyshje Eva është e bindur që mbas karantinës apo me kthimin në normalitet do të ketë një boom rritjesh dhe blerjesh, sepse dëshira e njerëzve për të iu rikthyer normalitetit do të jetë e madhe.
“Është e vërtetë që artistët kërkojnë më shumë kohë për të krijuar, por sektori i syve do të jetë në evoluim pikërisht sepse tashmë do të kemi maskën. Maska jo vetëm që fsheh një pjesë të fytyrës por mund të krijojë dhe irritim për shkak të vapës së madhe. Prandaj bazat e lëkurës antibakteriale por dhe natyrale, fantazitë dhe kombinimet e ngjyrave për sytë do jenë pjesa që do kenë më shumë vëmendje, lapsa, ngjyra, vijëzues për syrin, fokusi do të jetë aty”.
Brandet e mëdha, ndonëse kanë nevoje për kohë për strategjitë dhe produktet e reja për vitin e ardhshëm, vazhdojnë të jenë aktiv duke bërë tutorial me udhëzime edhe për artistët por dhe për të mbajtur gjallë komunitetin e tyre dhe me info shumë të thjeshta siç mund të jetë pastrimi i furçave. Ndonëse këto janë praktika bazë, kuptohet që çdo vit industria zhvillohet dhe del një produkt apo pajisje e re.
“ Mos u habisni nëse shumë shpejt do fillojnë dhe videot sesi e pastrojmë maskën që përdorim çdo ditë, si bëjmë këtë veprim apo veprimin tjetër, megjithatë fokusi do jetë te relaksi i klientëve. Protokolli i parukerisë përfshin përdorimin e dorezave dhe maskave, pra për ne kjo ka qënë një praktike normale, e cila nuk është kryer pikërisht për të evituar situata stresuese për vetë klientin. I gjithë fokusi dhe përqëndrimi sot është te relaksi i klientit, si ta bëjmë klientin të ndihet mirë dhe i lumtur”
Kur e pyes Evën nëse do jetë më e nevojshme që të lyejmë buzët ? A do të duam të vendosim buzëkuqin, a ka më vlerë vendosja e tij, a të bëjmë atë ritualin që na bë të ndihemi më mirë me veten dhe botën, Eva Dibra thotë: “ Këtë kohë jemi kujdesur vetëm për maska, për lëkurën tonë, për pastrimin dhe hidratimin e saj duke anashkaluar tualetin, por kur të fillojë përsëri jeta, nuk kemi pse heqim dorë nga mënyra si jemi mësuar të kujdesemi për fytyrën tonë. Padyshim që sytë do të kenë vëmendjen maksimale, por dhe buzëkuqi konturon pamjen dhe sipas meje nuk ka asnjë arsye se pse vajzat apo gratë të mos lyejnë buzët. Ka buzëkuqë specifik, më jetëgjatë, që do të jetë aty dhe kur të heqim maskën, për të na bërë të ndihemi mire, sepse kornizat kryesore të fytyrës, janë vetulla, syri dhe buza. Megjithatë unë si eksperte e make-up mendoj që vëmendjen më të madhe duhet ta marrë baza e fytyrës, e cila është e mbuluar dhe për shkak të djersës
Nga : Zhaklin Lekatari
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...