Pastrimi 17 Prill 2020

Pastroni të gjithë shtëpinë me 3 përbërës që i keni dhe nuk duhet t'i blini

Pastrimi

Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, të gjithë mundohemi të zgjedhim produktet më të mira larëse duke menduar se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar higjienën e saj. Por, shpeshherë mania për të blerë sa më shumë solucione larëse përkthehet në më shumë kimikate dhe substanca toksike në ambientet ku jetoni,si dhe shpenzime të tepërta që rëndojnë xhepin e çdo konsumatori. Për këtë arsye duhet të gjeni zgjidhje alternative të cilat përveç se efektive, nuk dëmtojnë shëndetin.

Living ju propozon në artikullin e sotëm si të bëni në kushte shtëpie një larës për dezinfektimin e banjos.
Ju nevojiten 3 përbërës kripë, uthull molle dhe sodë buke. Kombinimi i këtyre 3 përbërësve tejet ekologjike eleminon papastërtitë dhe bakteret nga banjoja juaj dhe i rikthen shkëlqimin e humbur. Mund ta përdorni për larjen e hidrosanitareve, sikundër edhe për larjen e kabinës së dushit, pllakave të shtrimit të dyshemesë dhe ato të murit.

Shtoni në një shishe 3 lugë gjelle kripë, 3 lugë gjelle sodë buke dhe 1 litër uthull molle të ngrohur paraprakisht . Bashkojini në një shishe në formë sprucatori dhe më pas përdoreni. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor