Foto/Britney Spears shfaqet nudo nga pushimet e fundit
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Tani që po shkruaj, Coronavirus është shpërndarë në më shumë se 150 shtete të botës. Janë infektuar më shumë se 220.000 njerëz, më shumë se 8000 kanë vdekur dhe rreth 69.000 janë shëruar. Kë o numra po vazhdojnë të rriten ndërkohë që pandemia tashmë na ka kapluar. Por ndërkohë që ndjekim këshillat e OBSH-së dhe institucioneve të tjera, ndërkohë që mbrojmë veten dhe jemi të vetëizoluar, kemi dëshirë të vazhdojmë të bëjmë qejf, të dëfrehemi, të jetojmë. Në fakt sipas agjencisë Reuters janë rritur shitjet e prezervativëve në Kinë, shtetit ku u identifikuan edhe rastet e para me COVID-19 .
Të gjitha këto na sjellin tek pyetja: A mund të marrësh Coronavirus nga seksi? Po nga puthjet? Po nga seksi oral?
Përgjigja e shkurtër është që ekspertët nuk e dinë. Ajo që ekspertët dinë është që nga teshtimat apo kolla e dikujt, mund të infektohemi. Prandaj disa vende si Franca, po dekurajojnë njerëzit që të puthen në faqe. Por puthja me parterin është shumë më intime sesa puthja me një mik apo të afërm. Nga ana tjetër duket logjike që nëse puth dikë të infektuar me COVID-19, do sëmuresh edhe vetë, ndonëse ekspertët nuk i dinë detajet. Ajo çka pohon OBSH ( Organizata Botërore e Shëndetësisë ) është që virusi mund të përhapet nga kontakti i afërt me një person, ku afërt kuptohet distanca më e pakët së 1m. Ndërkohë që kur puthemi i tejkalojmë këto limite duke e vënë veten në rrezik nëse partneri mbart virusin.
A është Coronavirus prezent në lëngjet e tjera të trupit si sekrecionet vaginale apo sperma ? Edhe për këtë gjë ekspertët thonë që nuk e dinë . Askush deri tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë mbi sigurinë e marrëdhënieve seksuale, sepse nuk ka të dhëna mbi këtë situatë. Prandaj nëse je i shqetësuar për shëndetin tënd, është normale të qëndrosh larg partnerit nëse ai shfaq shenja gripi, ose Coronavirusi. Ndoshta është më mirë të shtyjmë planet tona deri në një moment të dytë./NGA ZHAKLIN LEKATARI
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...