Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Rreth 50 milion njerëz në të gjithë globin kanë probleme me shtatzëninë dhe luftojnë për të pasur një fëmijë. Të pyesësh një çift kur ata kanë ndërmend të bëjnë fëmijë nuk tregon vetëm që je një person i pandjeshëm, por është edhe një ndërhyrje në privatësinë e tyre.
Nëse ju keni bërë fëmijë 25 vjeç nuk do të thotë që dhe të tjerët duhet ta bëjnë njësoj: Një nga mitet më të zakonshme që lidhen me shtatzëninë është se gratë mbi 35 vjeç nuk mund të mbesin shtatzënë. Dhe, nëse ata me fat e bëjnë, bebja e tyre nuk do të jetë e shëndetshme. Në realitet, për sa kohë që një grua ka vezë, ajo mund të mbetet shtatzënë, dhe foshnja e saj do të jetë mirë. Edhe kur e keni fëmijën në moshë të vogël, ekzistojnë rreziqe. Pas të30-ve, rreziqet rriten me vetëm 5%. Koha më e mirë për të lindur një fëmijë është kur të jeni gati për të, jo kur shoqëria pret që ta bëni.
Ka shumë arsye pse një çift nuk po bën një fëmijë për momentin: Sigurisht, infertiliteti luan një rol kryesor, por ka faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh përpara se të lindni një fëmijë. Gjendja financiare e çiftit, forca e lidhjes së tyre, shëndeti i tyre, qëllimet e karrierës, etj. Kur keni në mendjen për të pasur një fëmijë dhe keni kohën që të kujdeseni siç duhet, ky është momenti i duhur për ta patur atë.
Nuk është e nevojshme t’i kujtoni dikujt që po i kalon mosha pasi ato janë të vetëdijshëm: Kur Cameron Diaz njoftoi shtatzëninë e saj dhe së fundmi lindi në moshën 47 vjeç, verdikti popullor në internet për të ishte negativ. Nuk ka asgjë të keqe të keni një fëmijë përmes vezëve të ngrira, ose ndonjë mënyrë tjetër kur nuk janë në gjendje të mbesin shtatzënë në mënyrë natyrale. Gratë nuk kanë nevojë të kujtohen për "orën e tyre të mëmësisë", ata janë plotësisht të vetëdijshme për këtë.
Disa persona thjesht nuk duan fëmijë dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë vendim: Ashtu si të kesh një fëmijë është normale, të mos kesh fëmijë gjithashtu duhet të bëjë pjesë në normalitet. Të pyesësh çifte që nuk duan fëmijë përsëri dhe pse nuk duan fëmijë ose duke i thënë "ju do të pendoheni më vonë në jetë" është gabim. Kuptoni që ashtu si ju keni mendimet tuaja dhe të tjerët kanë të drejtën të mendojnë ndryshe nga ju!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...