Nga humbja e peshës te parandalimi i sëmundjeve, ja 10 benefitet e çajit (sidomos atij jeshil)
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Moda po ndryshon shumë shpejt dhe madje tendencat më të reja zhduken sa hap e mbyll sytë. Kjo është arsyeja pse mënyra më e lehtë për të qëndruar në modë, dhe për të mos harxhuar të gjitha paratë tuaja, është të siguroheni që të keni të gjitha gjërat bazë që janë gjithmonë në modë dhe disa pjesë të reja që i rifreskoni disa herë në vit. Më poshtë keni disa këshilla se si mund të qëndroni në modë për shumë vite duke mos shpenzuar gjithnjë për trendet e reja.
Pellushi "lama" është zëvendësuar me pellushin “Tedy bear”: Ky i fundit u bë disa vite që është në modë ndaj dhe ka shumë pak gjasa që të dali prej saj. Ndaj nëse ju pëlqejnë pelushin mund të zëvendësoni të parin duke u ndjerë gjithnjë IN.
Xhupat e mëdhenj overzise: kohët e fundit po e humbasin bukurinë dhe famën që morën vitet e kaluara ndaj dhe nuk duhet t’i blini më. Gjithashtu dhe xhupat me prerje në pjesën e belit dhe ngjitur pas trupit nuk duhet të jenë më në listën tuaj për blerjet e dimrit. Ajo që po bën trend këtë vit 2020 janë xhupat pak të lirshëm pa treguar format trupore.
Shtëpitë e modës kanë dalë me lloje të reja të kapelave që do të jenë në modë gjatë disa sezoneve të ardhshme - dhe nuk ka rripa të thurur me maja të mëdha. E njëjta vlen edhe për kapele me rruaza, lule dhe dekorime të tjera të lezetshme. Në vend të kësaj, dizajnerët nxjerrin në pah modele më klasike, madje edhe kapele fedora po kthehen. Gjatë sfilatave më të fundit të modës, ata sugjeruan të zëvendësojnë beretat me kapuça të ngrhtë me thurje.
Fustanet e leshta siper gjurit duhet t’i zëvendësoni me ato të leshtat treçerekëshe. Ky trend ishte pak i çuditshëm, por shumë i popullarizuar dhe i mbështetur nga shumë shitës. Ju mund t'i gjeni këto fustane pothuajse në çdo dyqan.
Një trend i cili vitin e kaluar ishte shumë i përhapur por nuk është më janë getat me dizenjo të ndryshme. Sipar ekspertëve të modës ato rezultuan shumë të vështira për tu kombinuar në përditshmëri dhe për këtë arsye pak të shituara.
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...