Menu për festa 27 Dhjetor 2019

Topa bore me bajame, biskotat që s'duhet të mungojnë në tryezën e fundvitit

Menu për festa

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

A mund të ketë biskota që i shkojnë festës së fundvitit e dimrit më shumë se topat e borës me bajame? Përgatiten fare thjesht dhe shkriiiiiiijnë në gojë.

KOHA E PËRGATITJES - 35 minuta – në frigorifer, 1 orë
Koha e pjekjes - 15 minuta

PËRBËRËSIT PËR AFËRSISHT 40 BISKOTA: • 300 g miell • 1 majë thike kripë • 225 g gjalpë i butë si krem • 70 g sheqer pluhur • 4 lugë qumësht • 100 g çokollatë e zezë, e grirë në thërrime • 60 g bajame të pjekura, të grira imët ose lajthi të pjekura • sheqer pluhur për t’i lyer sipër

PËRGATITJA: Me rrahësen elektrike rrahim gjalpin me kripën dhe sheqerin derisa të bëhen si masë kremoze. Shtojmë pjesë-pjesë miellin, bajamet dhe çokollatën dhe së fundi qumështin. I përziejmë me dorë derisa të përftojmë një brumë homogjen. I japim formën e një sallami, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë. Ndezim furrën në temperaturën 180° C.  Kurfurra të ketë arritur temperature e duhur, e presim brumin me thikë në feta 1 cm të trasha, i japim  formëtë rrumbullaket si një kokërr arre, i vendosim në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe i pjekim për 15 minuta. Në momentin që marrin shumë pak ngjyrë në sipërfaqe, janë gati. Sapo i nxjerrim nga furra, i lyejmë me sheqer pluhur, i lëmë të ftohen plotësisht mbi një grilë dhe i lyejmë përsëri me sheqer pluhur. I ruajmë 2-3 ditë në një kuti me kapak.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor