Menu për festa 27 Dhjetor 2019

Sallatë me angjinare dhe patate; ideale për tryezën e natës së Vitit të Ri

Menu për festa

Një pjatë e thjeshtë, madje shumë e thjeshtë, që do t'ju zgjidhte një problem të madh në darkën e fundvitit: atë të sallatave. Sallata me angjinare dhe patate është e rafinuar dhe mbi t ëjgitha shumë e shëndetshme. Angjinaret janë perime që përmbajnë fibra dhe minerale si natriumi, kaliumi, fosfori dhe kalciumi.

Le të shohim hap pas hapi si përgatitet sallata me angjinare dhe patate:

Përbërësit (për 6-8 persona)

-1.4 kg patate të vogla të kuqe (të ndara përgjysmë)

-15 thelpinj hudhre

-Vaj ulliri

-Kripë dhe piper

-400 gr zemra angjinaresh të marinuara dhe të prera në feta

-85 gr rukola

Përgatitja:

-Piqni patatet me hudhrat, vajin, kripën dhe piperin në 230 gradë Celsius për 25 minuta, derisa të jenë të buta dhe me ngjyrë të artë.

-Kur të ftohen, përziejini me zemrat e angjinareve dhe rukolën.

-Përziejini me vaj, uthull ose emulsionin tuaj të preferuar.

-Kjo pjatë mund të serviret edhe e vakët dhe t'ia hidhni rukolën momentin e fundit, prë të evituar tharjen e saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor