“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Edhe pse ofertat turistike, për shkak edhe të krizës janë bërë joshëse, tashmë agjencitë turistike po gjejnë rrugët për të bërë pushime me leverdi ekonomike drejt Maqedonisë. Gostivari mund të jetë pikënisja për të eksploruar disa bukuri natyrore, që jo çdokush i ka parë. Ky qytet ka si simbol të tij kullën e Sahatit, ndërsa është një shembull i përfaqësimit të nacionaliteteve. Vertoku është një destinacion i cili të fal një bukuri të rrallë natyre. Këtu është burimi i lumit Vardar, i cili përshkon qytetin. Kjo zonë, e cila ndodhet në fshatin Vertok është një atraksion i rrallë turistik, i cili mund zgjojë interesin e turistëve, këtu banorët merren me kultivimin e troftës në vaska artificiale.
Gostivari, qyteti i dytë në Maqedoni që banohet nga shumicë shqiptare, nuk bën pjesë në hartën turistike të Maqedonisë, dhe ky fakt për kryetarin e kësaj komune, Nevzat Bejta, është një sfidë e punës së tij. Promovimi i turizmit malor në këtë zonë ishte objekti i një turi informativ nga një grup operatorësh turistikë. Pjese e këtij turi ishte edhe Mavrova e njohur për resortet e mrekullueshme dhe turizmin e saj malor. Këtu turistët e apasionuar për borën dhe skitë vijnë nga vende të ndryshme, ku nuk mungojnë edhe shqiptarët.
Operatorët turistikë pritet të ndërthurin paketat e tyre, mes Gostivarit dhe Mavrovës, dy qendra me interes për t’u vizituar. Maqedonia është një vend i cili aplikon lehtësira fiskale për investimet. Ajo zbaton një TVSH në sektorin e turizmit në masën 5 %, ndërsa aplikon edhe skemën e subvencioneve, çka i bën kompanitë në këtë sektor të jenë edhe më të interesuara në punën e tyre. Këto faktorë e bëjnë Maqedoninë një vend i cili konkurron ndjeshëm vendin tonë, që ofron një natyre edhe më të bukur.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...