Krijimet e Olgës 23 Tetor 2019

Hap pas hapi si të dekoroni shtëpinë me kunguj të zbukuruar nga dora juaj

Krijimet e Olgës

Vjeshtë, ngjyrat e natyrës të flasin në shpirt të bëjnë për vete , do ti rrëmbesh të gjitha dhe t’i ruash në fantazinë tënde ,pastaj t’i marrësh pjesë pjesë dhe t’i shndërrosh në një realitet. Këtë gjë kam bërë unë me kungujt. 

Kunguj origjinal ose prej velute (material velet) , është ideja më e mirë që të dekoroni shtëpinë tuaj.

Sot ju përshkruaj përpunimin e kungujve natyral. Merrni kunguj natyralë dhe ajo që duhet të bëni në fillim është t’i pastroni me kujdes, pasi i keni lare me ujë dhe me ilaç pemësh, do t’i vendosni në një kove të madhe ku aty do keni hedhur ujë dhe klor.  Do t’i lini për disa orë dhe kur t’i nxirrni do t’i fshini mirë e mirë me një pecetë të thatë dhe do t’i lini në një vend të thatë dhe më dritë të thahen komplet  

Pasi të ketë ikur lagështia kungujt  janë gati për t’i punuar. Vendosni fantazinë tuaj dhe filloni nga puna 

Do t’ju duhen këto materiale :

Primer për materiale jo poroze (është në përgjithësi i bardhë)

Ngjyra akrilik (zgjidh ngjyrën që dëshiron të lyesh kungullin)

Ngjyrë akrilik flori 

Penela ose sfungjer 

Pluhur kristal për më shumë shkëlqim ose xixa

Kordele të ngjyrave të ndryshme 

Aksesor metalike 

Pistolete silikoni dhe mbi të gjitha fantazi dhe dashuri 

Procesi:

Kaloni me furçë ose më sfungjer dorën e parë më primer (astar)

E lini të thahet për disa orë 

Kur të jetë tharë kaloni ngjyrën akrilik përsipër 

Mund të duhet një ose dy duar 

Para se të thahet boja hidhni përsipër kristale ose xixat 

Më një penel lyeni bishtin e kungullit më ngjyrë floriri

Lëreni të thahet përsëri për disa orë 

Pasi është tharë dekorojeni më aksesoret që ju keni zgjedhur .

Këto janë hapat bazike për të dekoruar një kungull.

Mos u mërzisni për rezultatin, ai do jetë i përkryer pasi e keni bërë vet!

NGA OLGA KALIMERA

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor