Ambasada shqiptare në Greqi bën sqarimin e rëndësishëm për hyrje- daljet në vendin fqinj
Ambasada shqiptare në Greqi ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme për kufizimin e lëvizjes Greqi- Shqipëri dhe an...
Sipas statistikave, 1/3 e gardërobës sonë nuk përdoret. Dhe hidhet poshtë. Dollapet tona janë plot me gjëra që nuk i veshim më sepse masa e tyre nuk është e duhura, kanë kaluar nga moda ose thjesht nuk na pëlqejnë më si dikur. Xhinset e pulovrat e vjetra, këmishat ngjyra-ngjyra janë veshje shumë të volitshme për të realizuar gjëra të tjera dhe për t’u ricikluar.
Nëse keni një pulovër të vjetër mund ta përdorni si një bazë për të bërë një çantë me ngjyra si kjo në foto duke përdorur zinxhirë që i keni ruajtur nga veshjet e tjera.
Me një pulovër mund të realizoni doreza kuzhine, dorashka për fëmijë, mbështjellje për vazot, etj.
Kravatat e vjetra të bashkëshortit tuaj mund të kthehen në mbajtëse praktiek celularësh ose aksesorë elegantë për t’u vendosur në raste të rëndësishme.
Me një shall të vjetër mund të bëni një rrip të ri për orën tuaj.
Nëse në dollap keni veshje që nuk i përdorni më, me disa pjesë të tyre mund të krijoni aksesorë të mrekullueshëm.
Një këmishë e vjetër mund të transformohet në një fund të bukur…
Dhe një fund me fruda mund ta përdorni për t’i dhënë një pamje ndryshe abazhurit dhe dhomës suaj…
Ambasada shqiptare në Greqi ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme për kufizimin e lëvizjes Greqi- Shqipëri dhe an...
Çantat janë një nga aksesorët që na vijnë ndërmend të parat për t’u ndërruar me ndryshimin e stin&eu...
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...