Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Rezultoi se për kufizimin e mbetjeve dhe mbi-ushqyerjes, është mirë të përdoren enë të vogla.
Mënyra e prezantimit të ushqimit ndikon në oreksin tonë: shtrimi i tavolinës, enët, ngjyrat...asgjë nuk duhet t’i lihet rastësisë. Një studim i kohëve të fundit e vërteton këtë gjë. Një grup studiuesish të laboratorit ushqimor të universitetit amerikan të Cornell-it vërtetuan se kur kanë në tavolinë një tas më të madh, fëmijët kërkojnë dhe konsumojnë më shumë.
Ekipi i Brian Wansink, Koert van Ittersum dhe Collin Payne e zhvilloi studimin me 69 fëmijë të një shkolle fillore.
Shkencëtarët u propozuan fëmijëve të hanin drithëra në dy tasa me përmasa të ndryshme: 500 ml dhe 250 ml. Pasi zgjidhnin tasin, fëmijët merrnin dozën e dëshiruar të drithërave. Fëmijët me tas 500 ml kërkonin 87% më shumë drithëra se ata që kishin tas 250 ml, pavarësisht nga mosha, gjinia dhe treguesi i masës trupore.
Studiuesit e përsëritën testin me 18 fëmijë të moshës nga 6 deri në 10 vjeç. Disa të rritur u hodhën drithëra derisa fëmijët të thonin mjaft. Sasitë e drithërave të hedhura në tas dhe ato të mbetura pas mbarimit të ngrënies u peshuan. Rezultoi se fëmijët që përdorën tas të madh kërkuan 69% më shumë se të tjerët dhe konsuamuan 52% më shumë. Mbetja e ushqimit në tas ishte 14%.
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...