
E pabesueshme, mjekët italianë i rikthejnë shikimin të moshuarit pas 20 vitesh
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Ftesat janë kthyer në një detaj të rëndësishëm të planifikimit të dasmës. Ato janë një lloj ‘pasaporte’ prezantimi të parë me natyrën e ceremonisë dhe tematikën e saj. Si gjihmonë, edhe për këtë çështje, shumë njerzë influencohen nga personazhet VIP për të krijuar disa ide rreth asaj që duan të bëjnë. Më poshtë po ju tregojmë disa prej detajeve më interesante të ftesave të dasmave ‘VIP’.
Të sapo dala nga ‘furra’. Jonida Vokshi dhe partneri i saj Benik Krapi do të lidhin kurorë këtë shtator dhe Xing.al ka zbuluar ftesat. Ata kanë zgjedhur detajet e perlave dhe guaskave, ç’ka na lë të kuptojmë se dasma do të bëhet buzë detit.
Në dasmën e Marinës dhe Getoarit u fol shumë për ftesat dhe u vlerësua shumë fakti që çifti kishte vendsour t’i personalizonte ato në bazë të personalitetit, prfesionit apo natyrës së personave të ftuar. Detaji bazë ishin lulet të vendosura në një kornizë xhami. Për Albana Osmanin për shembull, kishtin zgjedhur luledielli, nisur nga kauza e saj ‘Ti je një luledielli’.
Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek, Jakup Kindl na preantuan me ftesat e dasmës më ‘sport’ që kishim parë ndonjëherë. Një foto e të dyve në plazh duke u puthur, tema tipike për një dasmë në Miami.
E mbani mend që dasma e Turit dhe Orindës u quajt ‘dasma e koduar’? Pikërisht prej ftesave që zgjodhën. Në disa epruveta ishte vendosur një degë livande dhe një barkod i cili duhej skanuar, si në një libër të Dan Brown. Pasi skanoje barkodin, kuptoje që më datë 27 korrik ishe ftuar në dasmën e Turit dhe Orindës.
Xhensila dhe Besi donin që dasma e tyre të ishte magjike, prandaj u mbështetën në detajet e përrallave, një ftesë në formë ‘fermani’ që vinte me karrocën e artë të Hirushes.
Ndryshe nga sa thamë më sipër, ftesat e dasmës së Gjikos dhe Elita Rudit, ishin të thjeshta, por me shumë karakter. Ata u martuan më 28 shtatorin e vitit të shkuar.
Jona Spahiu dhe bashkëshorti i saj Frenkli, të apasionuar pas organzimit të eventeve, zgjodhën të zezën në ftesat e dasmës, duke thyer tabu-të dhe duke nxjerrë në pah elementin ‘chic’. Mbi to kishin shkruar edhe inicialet e tyre.
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Për çdo prind është krejtësisht e natyrshme të dojë më të mirën për fëmijën e tij duke u kr...
Georgina Rodriguez na e ka bërë shumë të qartë se prioritet për të janë fëmijët e saj me Cristiano Ronaldo-n...